• |
ide | kryesore

“Për 8 vite Rama shkatërroi ekonominë”, Basha: Ne do të sjellim shpresë për shqiptarët (VIDEO)

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka theksuar sërish se kryeministri Edi Rama nuk i ka mbajtur premtimet gjatë qeverisjes së tij. Nëpërmjet një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, lideri i opozitës ka shfaqur premtimet e kryeministrit për përmirësimin e jetesës së qytetarëve në Shqipëri. Në video thuhet se Rama nuk i ka mbajtur premtimet dhe se për këtë arsye ai duhet të largohet nga qeverisja e vendit.

Po ashtu ai thekson se Partia Demokratike është alternativa që i duhet vendit, ndërsa shton gjysma e familjeve jetojnë në varfëri dhe se Shqipëria do të përballet me krizë urie nëse kjo situatë nuk ndalet.

“Për 8 vjet Rama dështoi në çdo sektor dhe e shkatërroi ekonominë. Shpenzimet e përditshme dhe papunësia rriten çdo ditë. Ne do të sjellim një shpresë të re për Shqipërinë”, shkruan Basha”.

 



4 Comments

  1. Kete vit fjala ‘NDRYSHIM’ dhe ‘ BOLL ME ‘ qenka zevendesuar me fjalen ‘SHPRESE’ ne fjalimet dhe deklaratat e PDs.
    Shikoni tani kur te gjithe PDistat do perserisin si papagaj ne fjalimet dhe dekalratat e tyre fjalen ‘SHPRESE’ ( per nja 2 jave , sa te gjejne ndonje sllogan tjeter )

  2. Demi ne ekonomi eshte me i vogli qe ka bere.
    demet me te medha jane:
    -Perqendrimi i te gjitha pushteteve ne nje dore te vetme duke eleminuar kontrollin e balancen.

    -Perdorimi i shtetit ne funksion te pushtetit dhe njesimi i shtetit me partine.

    -Krijimi per here te pare i nstitucionit te blerjes se votave si insrument kryesor per te krijuar
    diferencen e mjaftueshme. Edhe me perpara eshte bere tjetersimi i vullnetit te votuesve, por
    kjo metode eshte me e veshtira per tu provuar dhe si e tille eshte me e rrezikshmja sepse
    ben te pashprese nderrimin e pushtetit me vote duke pregatitur ne menyre te pashmangeshme
    shperthimin e pakontrolluar social.
    -Krijimin e nje hendeku te madh mes interesave te shtetit dhe atij te popullit.Shteti pothuaj
    hapur ndjek nje axhende qe nuk ka lidhje me interesat e popullit por ose si qellim ne
    vetvete ose ne interesa te nje grupi. Kjo ben qe populli mos ta ndjeje pranin e shteit si nevoje
    dhe dhe si nje e mire por si barre dhe si armik. Ja nje shembull: Kriminalizimi i kundravajtjeve
    administrative. Kjo ka cuar ne rritjenne numrit te te burgosurve.Vetem ne vitin 2014 jane
    arrestuar me burg 38000 mije persona. Kjo con ne rritjen e numrit te burgjeve dhe i kap
    citeteve akomoduese si dhe i personelit duke e rritur shumefish shpenzimet ne krahasim me
    demin e fillestar te shkaktuar nga shkelesit e nje rregulli duke cuar ne nevojen ee rritjes se
    taksave ose shpikjen e taksave te reja si ajo e bashkise per aresimin duke e varferuar edhe
    me po[pullin e duke krijuar premisa rte rritet numri i shkeljes se rregullave.
    -Bashkeqeverisja ne te gjitha nivelet me perfaqesues nga bota e krimit dhe te imoralitetit
    sic ishte futja ne parlamen e bashki e personave me rrekorde te tmerrshme kriminale.
    Si mund te ndihet pjesa me e madhe e popullit qe nuk ka vjedhur kurre, nuk ka vrare apo
    plagosur kurre, nuk eshte marre me trafiqe kurre ,qe nuk ka perdhunuar kurre qe te
    shikoje live ne parlamentin e vet qe e paguan me taksat e punes se tij te ndeshme qe
    ligjet dhe kodin e sjelljes ta vendosin vrasesit, perdhunuesit dhe trafikantet.

    Ka edhe shume te tjera por nuk po ju merziti sepse shkoi gjate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *