• |
ide | kryesore

Rrëshqitja e tokës në fshatin Ask në Norvegji, pesë të vdekur dhe pesë të humbur

-Instant, Lajme, Planet



Të mërkurën e kaluar një rrëshqitje e dheut në fshatin Ask të Norvegjisë mbuloi shtëpitë e këtij fshati. Skuadrat e shpëtimit zbuluan të dielën një tjetër trup të pajetë, i pesti që nga ngjarja fatkeqe e të mërkurës. Lajmin e konfirmuan autoritetet lokale, të cilat po vijojnë me intensitet operacionet e kërkim-shpëtimit.

 “Ne kemi bërë një punë të rëndësishme në vendin e ngjarjes. Aktualisht terreni është i butë, me baltë dhe shumë rrënoja. Mënyra se si jemi organizuar është të punojmë nga krahu perëndimor dhe të ngremë kalime duke përdorur material drusor,” – tregoi Knut Halvorsen, kryetar i ekipeve të shpëtimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *