• |
ide | kryesore

The Guardian zbulon historinë e plotë të përgjimit të bisedës së Trump: “Më gjej 11,780 vota”

Kryesore



Në një bisedë telefonike që zgjati afro një orë, presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i bëri presion sekretarit të shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger, që të “siguronte” mjaftueshëm vota sa për të rrëzuar fitoren e kandidatit demokrat Biden, të cilën ai vazhdon të mos e pranojë. Prestigjozja “The Washington Post” ka publikuar një regjistrim të bisedës, jo fort të zakontë, të cilën edhe Trump e pranoi më pas në Twitter.

(Pjesë nga biseda mes Trump dhe Raffensperger)

Trump: Njerëzit në Xhorxhia janë të acaruar, të gjithë qytetarët e Amerikës janë të zemëruar me rezultatin. Nuk ka asgjë të keqe të thuash për shembull, që i rinumëruam votat.

Raffensperger (i lodhur nga akuzat e njëpasnjëshme të Trump se fitorja e Biden ishte e pavlershme): Problemi është zoti president se të dhënat tuaja janë gabim.

Trump: Dëgjo. Gjithçka që duhet të bësh është të më gjesh 11,780 vota, që është një më tepër se ajo që kemi. Ne kemi fituar në atë shtet. Nuk ka se si të jetë ndryshe. Nuk e kam humbur Xhorxhian, përkundrazi ne aty fituam me qindra mijëra vota.

Rezultati i çertifikuar tashmë i Xhorxhias tregon të kundërtën e fjalëve të Trump. Për herë të parë që nga viti 1992, Xhorxhia u fitua nga demokratët. Edhe beteja të tjera të iniciuara nga presidenti në largim kanë rezultuar të pasuksesshme, duke dështuar në disa padi të ngritura për mashtrim elektoral.  Ndonëse shumë republikanë kanë premtuar se do ta kundërshtojnë, Biden do të zyrtarizojë fitoren të mërkurën dhe ai do të marrë vendin e tij si presidenti i 46-të i Amerikës në 20 janar. Po në këtë datë, Trump do të lërë Shtëpinë e Bardhë.

Mes shumë personave që u indinjuan nga përmbajtja e kësaj telefonate ishte dhe këshilltari i Joe Biden, Bob Bauer i cili tha: “Kjo është një provë e kandërshtueshme në të cilën presidenti presionon dhe kërcënon një anëtar të partisë së tij që të rrëzojë një numërim të ligjshëm të votave dhe të “fabrikojë” një tjetër në vend të tij.  Edward B Foley, një profesor nga Ohio e quajti bisedën “të papërshtatshme dhe gati të neveritshme”. Një tjetër profesor që merret me ligjet amerikane, Carl Tobias tha se pas 20 janarit, Trump mund ta presin disa pasoja ligjore.

“Nëse departamenti i Drejtësisë apo zyra e avokatëve të SHBA-së besojnë se Trump shkeli ligjet elektorale, prokurorët mund të ngrenë një padi menjëherë kundër Trump”, tha ai.

Noah Bookbinder, drejtori i organizatës “Qytetarët për Përgjegjësi dhe Etikë” shkoi deri aty sa të kërkonte një impeachment të dytë për Trump, përpara se ai të lërë zyrën.

“Presidenti i SHBA-së është regjistruar duke u përpjekur të manipulojë zgjedhjet presidenciale. Ky është një stad i ulët në historinë amerikane dhe padyshim një stof impeachment-i. Kjo është e pakthyeshme dhe shkatërruese në të njëjtën kohë”, tha Bookbinder.

Anëtari demokrat i Kongresit, Jerry Nadler tha në një deklaratë se Trump është personi më pak i duhur për të mbajtur postin e presidentit dhe se mund të ketë kryer disa devijime ligjore me veprime e tij.

Edhe prokurori i Trump gjatë procesit të impeachment ka reaguar anë të një tweet-i, ku shkruante: “Mënyra si Trump e vlerëson demokracinë është shfaqur haptazi. Dhe është e gjitha e regjistruar. T’i bësh presion një zyrtari për të “gjetur” votat që do të sigurojnë fitoren është kriminale dhe një abuzim flagrant me fuqinë, e bërë nga një njeri i korruptuar që do të ishte një despot, po ta lejonim. Por ne nuk do ta lejojmë”.

E rizgjedhura në krye të Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelosi i dërgoi një memo kolegëve ku shkruhej: “Përgjatë viteve ne kemi pasur shumë sfida në Shtëpinë e Bardhë, por asnjë situatë nuk ka të krahasuar me udhëheqjen e Trump dhe mungesën e respektit që ai tregon për vullnetin e njerëzve”.

Një anëtar republikan i Kongresit, Adam Kinzinger, shkruajti në Twitter se kjo është e tmerrshme. Sipas tij, asnjë nuk mund ta kundërshtojë rezultatin në këtë formë dhe të ketë një ndërgjegje të pastër.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë Trump, gjatë bisedës telefonike, e quajti senatorin e Xhorxhias “një kalama” dhe përpos saj edhe “të paaftë dhe gënjeshtar”.

“Ti e dije se çfarë bënë ata (i referohet vjedhjes së votave sipas tij nga demokratët) dhe nuk e raportove”, tha Trump. “Ti e di që ky është është një krim. Dhe ti e di që s’mund ta lejosh këtë. Ky është një rrezik i madh për ty dhe për avokatin tënd”, tha ai.

Të martën do të mbahet gara për dy vende në Senat, që do të përcaktojnë se cila parti do të ketë kontrollin e Senatit si dhe mbi fatin e axhendës legjislative të presidentit të zgjedhur Joe Biden. Duke iu referuar zgjedhjeve që do të mbahen nesër, Trump tha se veprimi i sekretarit Raffensperger dhe toleranca e tij ndaj mashtrimit elektoral do të konvertohet në votë kundër republikanëve. Dy kandidatët republikanë Kelly Loeffler dhe David Perdue janë rreshtuar përkrah Trump në shpresë të një fitoreje përbqllë demokratëve Raphael Warnock dhe Jon Ossoff. Shumë përfaqësues demokratë i kanë nxitur kandidatë republikanë që të reagonin ndaj komenteve të presidentit, por ata nuk e bënë.

Ish-kandidatja Stacey Abrams tha për rrjetin “ABC” se e tërë kjo situatë nuk i ka frenuar qytetarët e Xhorxhias që të votojnë. Madje nga kontaktet e saj, ajo tha se njeh të paktën 100,000 amerikanë që nuk votuan në zgjedhjet presidenciale por që do të votojnë kësaj radhe.

Diskutimi mes Trump dhe përfaqësuesit republikan në Xhorxhia, Raffensperger vijoi dhe në Twitter, ku Trump tha se zyrtari nuk mundi t’i përgjigjej apo nuk donte t’i përgjigjej pyetjeve lidhur me mashtrimet, shkatërrimet e votave, shfaqjes së votuesve të vdekur në listat e personave që votuan e të tjera akuza si këto. Sipas Trump, Raffensperger thjesht nuk ja ka idenë se çfarë bëhet.

E shpejtë ishte përgjigja e republikanit Raffensperger që replikoi duke mohuar çdo gjë që Trump deklaroi. Në tweet-in e tij lexohej:

“Me gjithë respektin zoti Trump, ajo që po thoni nuk është aspak e vërtetë”.



9 Comments

  1. Meta iu përgjigj Berishës se “E nise si lider demokracie dhe po e mbaron si aksioner pularie”, ndërsa i përmendi akuzat se ka nxjerrë Azem Hajdarin në pritën e vrasësve. Teksa Berisha po e kalonte vijën e kuqe me akuzat e rënda, Meta e shantazhoi publikisht, duke e prekur në pikën e dobët, tek Shkëlzeni. Ndër të tjera Meta u shpreh se “Përgjigja ime, doktor, është kjo: për ty bëj çdo sakrificë, por për Shkëlzen Berishën e kam dhënë dorëheqjen një herë. Nuk e jap dy herë dorëheqjen për Shkëlzen Berishën! Ta sqaroj edhe më shumë: mos u bëj pjesë e puçit të pularisë, me Tom Doshin dhe Dritan priftin si aksionerë! Po them këtë në mënyrën më miqësore. Për ty bëj çdo gjë, por jo për Zenin”.

    Ndërsa Berisha vijoi akuzat, Ilir Meta i përmendi për herë të parë Berishës një video të Shkëlzen Berishës. Meta zbuloi edhe një sekret, teksa tha se Shkëlzeni ishte në videot e Dritan Priftit, video e cila ishte parë nga Berisha,njelloj si salihu i 1996 dhe 2011 qe vodhi votat me gjykate

    1. po pra po ai Mete qe kur ishte kryeminister i vuri shiritin e Kryebashkiakut te Tiranes nje fare RAME, e njejta ndodhi kur ky Rama beri President Republike nje fare Mete! Hajde mesele hajde….kto jane bashke te gjithe kunder shqiptareve…jane kelyshe te UDB-se ….bij te PK,PPSH qe u themeluan nga Dushan Mugosha dhe Stefan Popovici….pyesni veten se perse jemi me te varferit ne evrope! Vazhdini zihuni o popull…nderkohe Shkjau po qesh nen buze….ah medet injoranca…ikni degjoni Alfred Cakon tashi….debilin qe ju shpjegon gjithcka!!!

    2. Mer e shkëput ndonjë fragment nga shkrimet e Mero Gëlbazës dhe e fut kot si pykë në një shkrim ku bëhet fjalë për politikën amerikane.
      Po ku hyn në këtë çfarë shkruhet për Trumpin në këtë shkrim , me idiotësitë që shkruan Gëlbaza për Berishën e të birin ?
      Sa për këtë shkrim e për “presionin e madh të Trump” për verivikimin e manipulimit të votave, mjafton të shohësh se ky shkrim botohet në median e majtë The Guardian, për të kuptuar subjektivizmin politik të tij.
      Pak jam i interesuar se a ka fituar Biden apo Trump në SHBA.
      Ajo që e shoh me shqetësim, është fushata e fuqishme mediatike e majtë kundër Trump, që më bën të dyshoj se i është ngrënë haku në këto zgjedhje.
      Mandej siç i thonë fjalës se gjuha shkon atje ku dhemb dhëmballa.
      Pëtderisa ambasadorja amerikane e zgjedhur nga Trump, mbështet Ramën në Shqipëri, kjo të lë shijen e keqe se diçka nuk shkon mirë në demokracinë e konsoliduar amerikane.

  2. Trump vonoi ne nderprerjen e fondeve te estabilishmentit te majte ne ShBA dhe neper bote. Kjo e denoi ate. Estabilishmenti punoi 4 vjet te rikthehej ne pushtet. Gjeneruan miliona vota nga njerezit e vdekur. Babai i Will Smith (i ndjere) votoi 2 here (nga varri). Votat me poste rrezuan Trump. Dhe kur manipulimi ze vend edhe ne USA imaxhinoni cfare do beje Rama ketej ketej vit zgjedhjesh.

  3. “Prestigjozja “The Washington Post” , i madhi Guardian, VOA, ….” dhe pallavra te tjera ….

    Lat nam o Lapsi, çfarë paçavure tjetër e majte ka ngel pa kopjuar ??!! Dashje padashje ju po bëheni një fletushkë komuniste anti-kombetare me keto broçkulla që postoni.

  4. O lapsi deri diku jam dakort, pasi realisht po e ndjek me vemendje cpo ndodh ne usa. The guardian, cnn, bbc e lloj lloj mediash qelbesira vetem kete gje kane bere: kane shtremberuar te verteten qe po ndodh ne usa. Trump ka thene tekstualisht: pasi eshte vertetuar qe jane zhdukur, vjedhur, transferuar dhe manipuluar votat, si eshte e mundur qe te mos gjenden votat qe me mungojne, dhe jane jo pak por plot 432.000 vota. Po kjo pak rendesi ka tashme, kjo pune e ka marre drejtimin dhe shume shpejt edhe ky kari i gjate do te udhetoje drejt GITMO me byzylyke…….

  5. Mos botoni keto lajme ordinere se i ulni pike portalit. Trump thjesht i ka kerkuar ate qe eshte eligjshme votat e tij. Por mos u merzisni se neser do ta marrin pergjigjen si ato bythqimat e Georgias qe kane shkelur ligjin duke regjistruar biseden pa dijeni e Presidentit amerikan si ata morrat e tjere qe bene mashtrimit elektoral te shekullit dhe qe ska ndoh ndonjehere nga krijimi i shtetit amerikan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *