• |
ide | kryesore

U njoftuan se kanoste me armë një person, policia sqaron ngjarjen në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e djeshme, në sallën operative të Policisë së Vlorës, është njoftuar se në fshatin Llaktundë, Vlorë,  një person po kërcënonte me armë gjahu një tjetër. Sipas policisë pas kontrolleve të bërë ka rezultuar se F. Z., 39 vjeç, banues  në lagjen  “Uji i Ftohte”, Vlorë, pas një konflikti verbal, nuk e ka kanosur me armë gjahu por me fjalë, 31-vjeçarin A. D.,banues në fshatin Llaktundë, Vlorë.

Ndërkohë armën e gjahut që posedonte F. Z, e kishte me leje nga organet përkatëse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *