• |
ide | kryesore

Vaksinimi kundër COVID-19, Franca pret të marrë dozat e para nga kompania Moderna

-Instant, Lajme, Planet



Franca pritet të marrë dërgesat e saj të para të vaksinës kundër koronavirusit nga kompania Moderna këtë javë, raporton The Guardian.

Në Francë, qeveria është vendosur në qendër të kritikave se “është treguar shumë e ngadaltë për çështjen e shpërndarjes së vaksinave”, por në vend ka një lëvizje të fortë anti-vaksinimi.

Franca filloi fushatën e saj të vaksinimit në fund të dhjetorit, ashtu si shumë vende të tjera evropiane.

Por që nga ajo datë ka vaksinuar vetëm qindra persona, përkundrejt dhjetëra mijëra personave në Gjermani dhe më shumë një milion qytetarëve në Britani.

Shtetet e Bashkuara autorizuan vaksinën e Moderna më 19 dhjetor, Kanada e bëri këtë më 23 dhjetor dhe rregullatori i BE pritet ta miratojë atë këtë javë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *