Në ndeshjen e prapambetur të javës së 17 të Premier League, Liverpool rrëzohet në St. Mary’s Stadium kundër Southampton, që triumfon 1-0. Saints shtrijnë përtokë kampionët e Anglisë falë golit, pas vetëm dy minuta lojë, të Ings, që shfrytëzoi një gabim të Alexander-Arnold e, me një parabël, befasoi Alisson. Reds mbeten të parët në kuotën e 33 pikëve bashkë me United, që ka në fakt një ndeshje më pak të luajtur në krahasim me të besuarit e Klopp.
As edhe një minutë lojë dhe Saints kalojnë në avantazh. Goli – shumë i bukur – u shënua nga një ish, ai Danny Ings i cili në Anfield nuk ishte në gjendje të imponohej për shkak të disa dëmtimeve të tepërta. Një perlë që e çon në 50 gola në Premier League. Në gjumë në këtë rast, mbrojtja e Reds. Liverpool reagon me disa inisiativa të Salah, por nuk është se bën shumë deri në intervalin e ndeshjes. Edhe sepse energjia e kapitenit Henderson nuk është në mes të fushës, por është spostuar në qendër të mbrojtjes, për shkak të mungesave që kishte Klopp në atë repart. Shansi më i mirë para pushimit ishte për Southampton, me të djathtën e Tella në hyrje të zonës që fshikulloi shtyllën.
Ishte ish-i tjetër i madh i mbrëmjes, Mané, i cili ndezi fillimin e pjesës së dytë, duke thirrur Forster të ndërhyjë dhe më pas duke kërkuar – më kot – për një penallti. Por nuk është e mjaftueshme për të vënë në vështirësi Southampton, kështu që Klopp hedh në fushë edhe Shaqirin për Oxlade-Chamberlain, jo në formë pas kthimit nga dëmtimi i gjatë. Reds e rritën presionin e Mané dhe Alexander-Arnold provuan pa fat, por është përsëri Alisson ai që rrezikoi shumë të ndëshkohej, me një dalje të gabuar që i hapi pasqyrën e portës Valery: fati i portierit brazilian ishte që goditja ishte e dobët dhe Henderson e largoi në kohë. Sulmi i fundit nuk e ndryshon thelbin e ndeshjes, as rezultatin: një arritje e madhe për Saints, ndërsa për Klopp është koha të reflektojë.