• |
ide | kryesore

Video/ Imazhe të rënda: Lojtari pëson infarkt në fushë, e shpëton defibrilatori

-Instant, Sport, Video



Futbolli portugez mban frymën pas imazheve të trishta që u shfaqën në një ndeshje të divizionit të tretë midis FC Alverca dhe Uniao de Almeirim. Braziliani Alex Apolinario u shemb në mes të ndeshjes, i shtrirë dhe pa ndjenja, i rrethuar nga paniku i të gjithë të pranishmëve. Të gjithë menjëherë u përpoqën të ringjallnin lojtarin ndërsa mbërrinte ndihma, që e transportuan menjëherë në spital. Ekipi i tij, Alverca, konfirmoi se lojtari pësoi arrest kardio-respirator të shkaktuar nga një infarkt i papritur dhe lojtari po lufton për jetën.

Siç konfirmohet nga deklarata e skuadrës së ish-lojtarit të Cruzeiros, “Apolinario u ndihmua menjëherë nga profesionistë të shëndetit të FC Alverca Futebol SAD, të trajnuar siç duhet, me një defibrilator, gjithmonë i pranishëm në ndeshjet e ekipit dhe seancat stërvitore”. Falë kësaj ata ishin në gjendje ta rikthenin në jetë dhe ta dërgonin në spitalin e Vila Franca de Xira, ku ai do të vazhdojë mjekimin. Shokët e tij të skuadrës, ndërkohë, mund vetëm të luteshin përpara një situate të tillë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *