• |
ide | kryesore

VIDEO/ Xhaçka dhe Peleshi betohen te Meta, pamjet që nuk u transmetuan në TV

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sapo u miratuan në Parlament, dy ministrat e rinj, Olta Xhaçka si ministre e Punëve të Jashtme dhe Niko Peleshi si ministër i Mbrojtjes bënë betimin tek Presidenti i Republikës.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, Ministrja Xhaçka dhe Ministri Peleshi u betuan me dorën mbi Kushtetutë para Kreut të Shtetit: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”.

Presidenti u dorëzoi dekretet përkatëse të emërimit Ministres Xhaçka dhe Ministrit Peleshi. Ministrat e rinj shoqëroheshin në ceremoninë e betimit nga Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

Ceremonia është zhvilluar pa praninë e medieve. Ra në sy se në pamjet që shpërndau presidenca gjithçka ndërpritet sapo ministrat marrin dekretin dhe nuk shihet nëse ata kanë shkëmbyer ndonjë bisedë me kreun e shtetit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *