• |
ide | kryesore

Vizita në Vlorë/ Planet sekrete të Ramës për qytetin ku është deputet

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Edi Rama është shfaqur në këtë fillim viti në Vlorë, herë duke u treguar vartësve të tij lokalë, siç bënte Enveri me qendrën e Tiranës, se si duhen ndryshuar vendet e ndërtesave në Sheshin e Flamurit, apo herë duke i gajasur ata me batutat që krijonte për punët e dikurshme të Berishës.
Por, përpos kësaj shfaqjeje me nota propagandistike, kryeministri nuk gjendej në qytetin bregdetar vetëm për të bërë show.
Lexo me tej:
Për hir të së vërtetës, ai udhëtoi këtë janar drejt jugut, për t’i dhënë vizibilitet punëve të mëdha që ka hapur në këtë qytet. Dhe ato nuk janë pak. Sheshi i Flamurit do të rindërtohet duke krijuar një sipërfaqe të përbashkët me Varrezat e Dëshmorëve që gjenden në kodrën përballë tij. Zona historike e qytetit tashmë e kthyer në identitet do t’i nënshtrohet fazës së dytë të rehabilitimit.
Pas tyre një kompleks i ri do të jetësohet përreth Universitetit Ismail Qemali, ku do të ngrihet edhe kampusi i tij. Më tej Lungomarja do të fillojë zgjatjen, e cila në të ardhmen pritet të përfundojë deri në Orikum.
Kryeministri gjendej në Vlorë pikërisht për të evidentuar të gjitha këto. Nëse ka një gjë që është fakt i pamohueshëm, Vlora është qyteti ku Rama ka investuar më shumë dhe më cilësisht gjatë qeverisjes së tij 8 vjeçare. Dhe tashmë, ai po rikthehet aty për fushatë, për të kërkuar shpërblimin e këtyre parave të hedhura. Por përveç kësaj marrëdhënieje interesi, jep e merr, shefi i Rilindjes ka dhe një qëllim të pastër politik me Vlorën. Elektoralisht ky qark është një nga ata ku PS synon të fitojë një mandat më shumë se katër vite më parë. Dhe për këtë nuk i duhen një sasi e pamundur votash. 
Duke u nisur që PD është e dobët dhe e përçarë dhe LSI nuk e ka pikën më të fortë (në zgjedhjet e vitit 2017 PS mori 8 deputetë, PD 3 dhe LSI 1), madje duke shtuar se një parti e re si Bindja Demokratike, do të kandidojë aty me figura të spikatura elektoralisht, që gërryejnë nga e djathta, si Kollozi apo Dashamir Tahiri, Rama do të përpiqet të fitojë mandatin e 9.
Pra, ndryshe nga qarqe si Fieri, Korça apo Tirana, ku PS pret të jetë në rënie, në këtë bastion të saj, ajo po tenton të bëjë mrekullinë.
Nga ana tjetër, ndonëse është i bindur që do të bëjë gjithçka, me çdo mjet dhe çdo çmim për të kapur një mandat të tretë, Edi Rama nuk është se nuk e ka menduar edhe humbjen në 25 Prill. Pak kohë më parë, kur u hapën fjalë se ai do të braktiste Vlorën për të kryesuar listën e Durrësit, kryerilindasi bëri një deklaratë befasuese. “Në Vlorë kam qenë dhe kur nuk isha kryeministër dhe do të jem edhe nëse nuk do të jem më i tillë” deklaroi ai në fund të shatorit të shkuar. Kjo deklaratë, përveçse sanksionoi faktin se Rama nuk ka ndërmend të largohet nga politika edhe nëse humbet, tregon realisht se përse atij i duhet Vlora. I duhet si një bazë për t’u kacavjerë pas PS dhe për të imagjinuar prej aty ringritjen. Prandaj ai e filloi vitin me një vizitë në kantieret e Vlorës.
©Lapsi.al



21 Comments

  1. @ EDI RAMA
    @ KRYEMINISTËR PROPAGANDIST DHE HIPOKRIT
    Pra kjo eshte fytyra jote ne aparence batuta, ne esence kryeminister i legalizimit te vjedhjeve dhe zaptimeve, kryeminister i paligjshmerise.
    Mund te pergjigjesh perpara shqiptareve, sipas kujt ligji Pallati Grataçiel i bere ne token e gjyshit tend Petro Koleka ne Vlore, pse u ka shkuar deri fiks ne dhe mbi gardh fqinjeve te tu vlonjate.
    Mund te pergjigjesh perpara shqiptareve, sipas kujt ligji, ti dhe servilat e tu ne bashkine e Vlores, u zaptove trojet shekullore te trasheguara brez pas brezi, fqinjeve te tu, per te zgjeruar gjithashtu edhe rrugen perpara Pallatit Grataçiel te pasardhesve te Petro Kolekes (gjyshi yt).

    1. Po ju i dini te gjitha. Po sekreti ku eshte?
      Nuk paska asnje sekret.
      Sekret eshte qe Luli dhe Shkalluari do vrasin veten me 26 Prill.
      Po mos i tregoni njeriu. Mbajeni sekret.
      Mos mbani shprese per hamburger. Por do hani paninen e nxehte, me nje gjethe sallate ne mes.
      Ju past ba mire….

      1. @ Mister Qorri me %

        Ju kanakaret pushta te timonierit qe vidhni dhe zhvasni nepermjet tij nuk shihni tjeter gje, doni vetem pushtet.

        Oligarkia Politike 30 vjeçare si ne te gjithe Shqiperine madje edhe me keq ne Vlore ka bere dhe po ben namin me pronat.

        Timonieri i pagoi vjehrrit te Lulzim Bashes per pallat te paligjshem ne truallin e ishshkolles publike Zenel Murra, per pallat qe ne menyre flagrante kishte zaptuar edhe det, i pagoi 16 milione e 800 mije euro.

  2. @ EDI RAMA

    @ KRYEMINISTËR HIPOKRIT

    Kjo eshte fytyra jote ne aparence propagande e batuta, ne esence kryeminister i legalizimit te vjedhjeve dhe zaptimeve, kryeminister i paligjshmerise.

    Mund te pergjigjesh perpara shqiptareve, sipas kujt ligji Pallati Grataçiel i bere ne token e gjyshit tend Petro Koleka ne Vlore, pse u ka shkuar deri fiks ne dhe mbi gardh fqinjeve te tu vlonjate.

    Mund te pergjigjesh perpara shqiptareve, sipas kujt ligji, ti dhe servilat e tu ne Bashkine e Vlores, u zaptove trojet shekullore te trasheguara brez pas brezi, fqinjeve te tu, per te zgjeruar gjithashtu edhe rrugen perpara Pallatit Grataçiel te pasardhesve te Petro Kolekes (gjyshi yt).

  3. Thjesht le te shpresojme qe ata qe e kane tradite ta bejne “gjoksin gropë”, t’i tregojne Rames se, jo vetem Mbreti ka dale lakuriq, por se nuk duan nje grope tjeter me trup, andej nga jugu i trupit…..
    Natyrisht, me date 25 Prill!

  4. Nga Himara deri ne Vlore here me kulac here me kerbac pronat e bregdetit po ja u jep te gjitha oligarkeve prane tij ,nuk ka Himarjot dhe Vlonjat qe s’ idi keto pislleqe te ketij mostre .E cfar vote kerkon ky ne Vlore ,apo ta dhjesi fare.O se harrova qe u beri aeroportin, qe labet mos te mundohen deri ne Rinas,edhe ato ivestime, nga parate e Vlonjateve qe ka bere ne qytet gjysmat i ka vjedhur,bashke me Lelrat e tij .Ne Vlore ai eshte prapa karros,hurin e Lalushit do marri.

  5. Ne ket fillim-viti u tund mbare Laberia,
    dilni e shihni se po na vjen Rame mavria,
    me plot premtime-rrena do te na kandis,
    qe te harrojme ca keto hallet e varferise,
    do te na tregoje plot perralla e barzaleta,
    duke prit qe ti themi “Rama tungjatjeta”,
    por labet e ngrate nuk kane edhe aq mall,
    sa te degjojne rrenat e ketij Rames budall!

  6. Nga gjithë mrekullirat me të cilat do tu prishka mëndjen vlonjatëve Rama , sipas këtij shkrimi, do të doja të dija konkretisht se çfarë ka përfunduar ai nga “projektet” e tij në Vlorë përgjatë këzyre 8 viteve sa ishte në pushtet ?.
    Të gjitha projektet që përmenden , shoqërohen me fjalët : do të bëhet kjo, do të bëhet ajo:.
    Në më pak se 4 muaj që kanë ngelur para zgjedhjeve, në Vlorë Rama mund të bëjë ate që di më mirë të bëjë.
    Të shkatërojë gjoja për të ndërtuar.
    Vlora vërtetë është konsideruar si bastion i socialistëve, po Rama e ka shkatëruar edhe elektoratin fanatik socialist në Vlorë.
    Mjafton të përmendim faktin se duke futur hundët në afera korruptive me pronat e vlonjatëve, në Vlorë janë ndruar deri tani 8 drejtorë kadastre.
    Favorizoheshka Rama në Vlorë se sipas këtij shkrimi, PD qenka dobësuar nga Astrit Patozi .
    Nëse Gjykata Kushtetuese do të funksionojë e plotë dy muaj para 25 prillit, Bindja e Patozit do të dalë nga kjo Gjykatë si një parti jashtë ligjit e sajuar nga Rama.

    1. Ke vendosur pseudonimin “Beu”, por je shprehur gabim. Bejleret jane biznesmene dhe jo komuniste. Per Vloren eshte turp te vazhdoje te besoje akoma tek partia komuniste dhe ish byroistet ne pushtet (te vetequajtur rilindje). Vlora ishte e pushkes o “Be”. Vlora dhe veriu i dhane pavaresine dhe lirine Shqiperise. Pikerisht kete zotesi te Vlores, komunizmi ua ktheu ne urrejtje per veriun. Por Vlora do ta beje dallimin kete here, mes shtypjes nga komunistet e rinj e te kamofluar dhe demokracise dhe integrimit ne BE qe po vjen kete vit. Vlora do e rrezoje e para kesaj radhe neokomunizmin. Ndaj qendro “Be” ose cfare te duash, vetem neokomunist mos u bej

  7. E lum ne te lumurit Vlonjate ,qe na ra per hise nje vesh gjate .Sipas te gjitha gjasave ne jemi populli I perzgjedhur nga gjatosh palloshi per te qene me te lumturit ne token e Albanistanit ,ja e vute re vaksinen, vaksinen e pare e mori nje Vlonjat te stadiumi Kristaq Rama ja beri vete Manastarleshi aeroporti farfurine nga dritat e avioneve ,lungo mare ka kaluar matane Himares ,kenaqen labet me shetitje ane e detit ,hata fare ,se shpejti ne Vlore do te ndertohet stacioni hapsinor per ti cuar ne mandatin e trete te Ramiut ,ne Mars Vlonjatet .

  8. Si dreqin nuk ju kujtohet premtimi madhor ne Sheshin e Flamurit per 300 000 vende pune?
    Nuk e kuptoni pra se e ka dyfishuar ne realitet ate premtim duke nisur mbi dy fishin e premtuar per pune ne emigracion?

  9. Në krizën e vitit 1995, kur Berisha ktheu nga kufiri në Kapshticë kongresmenin Tom Lantosh, se shoqërohej me Nikolas Gejxh, të cilin e shpalli person “non grata”, ai refuzoi po ashtu dhe ndërhyrjen e kongresmenit Engell, për këtë çështje.

    Më 1996, kur refuzoi takimin me nën-sekretarin e Shtetit Timothey Uirth, përsëri zoti Berisha zmbrapsi një vizitë të Engellit në Shqipëri për ta bindur të mos përballej me politikën amerikane pas vjedhjes së votave më 26 maj.

    Kjo është tipologjia e sjelljes së gjithë politikanëve të Shqipërisë dhe Kosovës ndaj Engellit.

  10. O te qifsha robto -i pa emer-mavi Vlonjatet jane te paket si surrati jot,pamvaresisht nga bindjet politike ata e urrejne -edi ramen-si kryeministrin me mashtrues.Te gjithe jane te indinjuar,qe parate e taksapaguesve shqiptare po i ben rrush e kumbulla dhe vetem keto per te vjedhur me gjoja projektet ndertuese ,reabilituese -.Sheshi i famurit sa po ben qe u prish, u ndertua ,u prish perseri nga cilesia e dobet e punimeve ,perseri u ndertua.Tani do e prishin prap apo nuk jane leket e taksapaguesve keto o moter dhe grua qire?Keto i bejne vetem per te vjedhur sa me shume dhe keto pak muaj qe kane mbetur.

  11. Pavarësisht se e di fare mirë se duke shpifur ndaj meje, Sali Berisha kërkon të hedh baltë mbi babanë e fëmijëve të mi. Ilir Meta ka të drejtën e tij dhe detyrën institucionale të mos mbajë asnjë lloj qëndrimi personal ndaj askujt, qoftë ky edhe keqbërësi Sali Berisha.

    Kurse unë gruaja e Ilir Metës, nuk jam përgjegjëse ndaj askujt përveç familjes time dhe fëmijëve të mi.

    Prandaj në emër të tyre unë e akuzoj sot Sali Berishën, si një shpifës dhe mashtrues ordiner, si një armik të qetësisë familjare të shumë e shumë njerëzve të ndershëm”, shprehej asaj kohe Monika Kryemadhi.O vlonjatdukat kur salihu te perdhunoje ne vlore ti e falenderove ate per nder in qe te beri perdhunim i trurit o vlonjatshpellkar i cecenit salih

    1. O Vranishti
      Edvini dhe Saliu jane i njejti brume, jane nga me funderinat e regjimit monist, pjese e oligarkise.
      Edvini dhe Saliu jane dukshem vegla te shovinizmit grek dhe serb, jane shites te Detit dhe Kosoves.
      Ato epitetet maloku ty nuk te shkojne, sepse edhe Vranishti mes malesh eshte, por ka nxjerre atdhetar te medhenj si Sali Vranishti.

  12. E ka nderu Vloren 4 vjet per te mbaruar Lungo maren, 6 vjet per te mbaruar Bay pasin e Fierit. Punon zotnia ska llafe.Mos flasim per Tirane -Elbasan qe ju desh dy mandate per ta perfunduar me gjithese ju la 80% e bere.Erdhe ti ne Vlore doli djelli diten tjeter ra shi dhe u permbyt dhe Leli i thote qytetareve kufizoni levizjet.hahahah sa bukur.Rrofte Rilindja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *