• |
ide | kryesore

Adriano Celentano: I mbyllur me gruan në shtëpi prej një viti

-Instant, Paparazzi, Slider



Adriano Celentano ka folur për momentet e vështira që ka kaluar njerëzimi gjatë periudhës së pandemisë.

Në një bashkëbisedim me prezantuesen e Rai 1, Mara Venier, ai ka diskutuar lidhur me muajt e shënjuar nga COVID-19. 82-vjeçari ka treguar se së bashku me gruan e tij, Claudia Mori, kanë qëndruar në izolim shtëpiak gjatë gjithë kësaj kohe. “Claudia dhe unë kemi qëndruar të mbyllur në shtëpi praktikisht për një vit”, ka deklaruar Celentano, transmeton Il Giorno. I pyetur nëse do ta marrë vaksinën anti-COVID, ai është përgjigjur pa hezitim se do ta marrë.

“Nuk e kam marrë asnjëherë vaksinën, por pajtohem që ta marr tash”, ka deklaruar këngëtari dhe aktori i famshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *