• |
ide | kryesore

Britania në karantinë deri në fund të shkurtit, Johnson: Na presin javët më të vështira

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Deri në fund të shkurtit, për aq sa mendohet se britanikët do duhet të qëndrojnë të mbyllur në lockdown-in e tretë, që kur filloi pandemia, ishullorët do duhet të jetojnë nën disa masa shtrënguese të ngjashme me ato të marsit të vitit të kaluar.

Britanikët, nëse duan të evitojnë gjoba që shkojnë deri në 6 mijë sterlina, do duhet të dalin nga shtëpia vetëm për arsye esenciale, ndërkohë që shkollat do jenë të mbyllura dhe mësimi do bëhet online e ku provimet e fundvitit janë anuluar.

Ata mund të dalin për takime urgjente shëndetësore, apo kujdesin për fëmijët, të bëjnë ushtrime fizike vetëm njëherë në ditë dhe në zonën, ku jetojnë si dhe të takohen me një person të vetëm në një familje tjetër, por vetëm në vende publike dhe jo brenda shtëpisë së tyre.

Pazari do duhet bërë për ushqime dhe ilaçe. Ata që janë klinikisht vulnerabël këshillohen të kufizojnë në maksimum lëvizjet jashtë shtëpisë së tyre, dhe vetëm për vizita mjekësore, dhe jo për arsye pune ose shkollimi.

Sakaq, udhëtimet jashtë shtetit dhe nëpër Britani do lejohen vetëm për qëllime thelbësore. Madje po spekulohet se Britania mund të vendosë që çdo udhëtar që mbërrin në vend të ketë tampon negativ për virusin gjë që si shumë pak vende të botës, Britania nuk e ka bërë gjatë 9 muajve të pandemisë, ç’ka mendohet se ka ndikuar në shtimin e infektimeve në vend.

Hoteleria, pab-et dhe restorantet duhen mbyllur ashtu si edhe ambientet e hapura dhe të mbyllura sportive përfshi palestrat dhe fushat e tenisit. Përjashtim bëjnë ndeshjet e Premier Leages të cilat do vazhdojnë të luhen, por pa tifoz. Këtë të martë qytetet angleze duken si qytete fantazëm dhe transporti duket tejet i reduktuar.

Lockdown-i pritet të zgjasë shtatë javë, dhe vetëm në 15 shkurt qeveria do rishikojë karantinimin me shpresën se deri atëherë, të paktën 13 milionë britanikë kryesisht të moshuar do jenë imunizuar nga vaksinat, si e vetmja zgjidhje afatgjatë për daljen nga pandemia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *