• |
ide | kryesore

Conte merr frymë lehtësisht: kontrollet përjashtojnë dëmim muskular të Lukakut

-Instant, Sport



Asnjë dëmtim muskulor për Romelu Lukaku: konfirmimi erdhi paraditen e sotme nga testet diagnostike të cilave iu nënshtrua sulmuesi të Interit, që të dielën e kaluar, në minutën e 75 të ndeshjes kundër Crotones, kishte kërkuar zëvendësimin për shkak të një kontraktimi në kofshën e djathtë. Belgu, pasi iu nënshtrua terapisë gjatë ditës së djeshme, sot ka kryer një seancë të lehtë stërvitore: nuk është vendosur ende nëse ai do të niset apo jo drejt Xhenovës për ndeshjen kundër Sampdorias, ndoshta për t’u ulur në pankinë, ose nëse në vend të kësaj do të kursehet për të rikuperuar në mënyrën më të mirë të mundshme në funksion të ndeshjeve kundër Romës dhe më pas, më 17 janar, me Juve.

Në çdo rast, Conte ka punuar për zgjidhje alternative për të përballuar mungesën e Big Rom: në balotazh, në krah të Lautaros, Perisic dhe Sanchez. Në mesfushë Gagliardini mund të luajë në vend të Vidal, ndërsa për Sensin ende impenjim me kohë të pjesshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *