• |
ide | kryesore

Debati për projektin e Vlorës, Denaj i përgjigjet Metës: Jam e shokuar nga Presidenti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Debati për projektin e rrugës Vlorë-Orikum vazhdon. Presidenti Ilir Meta akuzoi sot sërish qeverinë se ka shkelur ligjin me marrëveshjen paraprake që ka lidhur me Fondin Saudit të Zhvillimit. Sipas Metës nëse ka pasur negociata ato janë në kundërshtim me Kushtetutën sepse me parë duhet të merrej plotfuqia te kreu i shtetit dhe nëse nuk ka pasur është në kundërshtim me ligjin që e detyron qeverinë të negociojë çdo marrëveshje për kushtet. Pas këtij reagimi ka ardhur reagimi i ministres së financave Anila Denaj.

“Jam shumë e befasuar nga shfaqja e Ilir Metës nga podiumi i Presidentit të Republikës, ku bëri lëmsh Kushtetutën, institucionet dhe konceptet e ligjshmërisë marrëveshjes, negociatës, duke krijuar një kakofoni krejt të papërshtatshme për kreun e një shteti. Nesër do t’i përgjigjem me fakte kokëforta zotit President, madje me vetë firmën e tij në raste të ngjashme, ndërsa sot po sqaroj vetëm kaq: Çështja është shumë e thjeshtë.

Qeveria nuk ka pasur çfarë të negociojë, sepse nuk bëhet fjalë për një hua të re, po për një hua të negociuar më parë. Këtu Presidenti gabon! Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk ka negociuar termat e huasë, sikundër edhe këtu presidenti gabon; por thjesht ka shkëmbyer me kundërpalën e vet për ta rialokuar nga një objekt në një objekt tjetër, madje brenda për brenda të njëjtës zonë gjeografike në këtë rast, një pjesë të huasë.

Pala saudite nuk ka pasur asgjë tjetër për të thënë kur ka dhënë dakordësinë dhe edhe këtu Presidenti gabon. Rialokimet e fondeve brenda marrëveshjeve financiare të nënshkruara, janë bërë edhe në të shkuarën, bëhen kudo dhe nuk përbëjnë asnjë përjashtim nga rregulli.

Presidenti gabon nga fillimi në fund edhe pse ia kemi shpjeguar shkresërisht logjikën e kësaj praktike krejt të qartë e të thjeshtë. A nuk e kupton vërtetë apo e bën me qëllim këtë zvarritje të një projekti me rëndësi për Vlorën, këtë nuk dua ta them. Por nesër do të them më shumë” – shkruan Denaj.



10 Comments

  1. Kur u vu ne krye te Ministrise se Financave, Anila Denaj ngjallte repekt dhe dukej profesioniste. Ne ato fillime fliste pak dhe vetem ne terma teknike. Por me kalimin e kohes, fpasi kishte bere kapercimin e madh duke kaluar direkt nga punonjese banke e nivelit te dyte, direkt e Ministre Financash, filloi te rilindte dhe te marre huqet e rilndoreve. U be cinike, mendjemadhe, ne cdo emision televiziv ku merrte pjese, mbante ne fytyre nje nenqeshje ironike si per te treguar “superioritetin” e saj. Me nje fjale, sjellje tipike spiropaliste, apo taulantiste qe mungesen e kapacitetit te tyre e mbulojne me fraza boshe, te pakuptimta, nepermjet te cilave duan te vene ne pah “superioritetin” e tyre. Por ne te kundert nga ajo qe pretendojne, tregojne thjesht mediokritetin e tyre dhe te qenurit ne ate vend per dy arsye. Se pari, pikerisht se jane medioker ne fushen e tyre te veprimit dhe se dyti sepse jane aty vetem sepse i diplomuari per pikture aq kupton dhe ne poste kyce te shtetit, vendos njerez qe atij i duken te afte.

  2. Presidenti eshte ai qe eshte dhe banda Socialiste e ka zgjedhur !
    Sot,Presidenti foli me dokumete zyrtare dhe sado per budallenje ta merrni popullin ti hajdute e bere se fundmi gjithandej,ske nga te luash !?
    Ministria qe ti drejton,ka folur me dokumete zyrtare shkresave te Presidentit Meta ku kerkohet nese ka negociata dhe ju vazhdimisht e keni mohuar !?
    Çfare karin do thuash sot apo neser,do e perkthesh shkresen nga shqipja ne shqip ?!
    Kaq loqe e dini popullin, baxhelle e vjeter ?Mire socialistat se kane problem qe t’ua kontrolloje Partia dhe familjen dhe e kane per kenaqesi gjene ?!
    Po ç’faj kemi ne te tjeret qe familjen e kemi te shenjte dhe vetem per vete ?
    Nese nuk e dije se si funksiononte apo ke genjyer ate plehren hajdut 2 metrosh,eshte pergjegjesia jote,hajdute e konfirmuar nga KLSH-ja !Jep doreheqjen,mos ia dridhni popullit te Vlores,devijuat fondet nga Lumi i Vlores te çmenduria imagjinare e nje te semuri psiqik,si edvin rama !
    Ju si Socialiste dhe si Parti Socialiste jeni turpi i ketj vendi,mbase ju nuk e keni kuptuar po zbrit pak poshte te kuptoni se sa ju urrejne Shqiptaret dhe mezi presin 25 Prillin,t’ju degjenerojne perfundimisht !
    E gjeni dot se ku eshte PASOK-u ne Greqi sot ?Ashtu do pesoni ju njerez te neveritshem !

  3. Qe ta dini o njerez. Ajo eshte aty vetem sepse i ka sherbyer shefit kur punonte ne banke te huaj me transfertat e tij. Ajo eshte shoqe e ngushte e Lindes, prandaj eshte ne ate post. Realisht ajo nuk ben dot as projekt-buxhetin vjetor, por ja japin sa per firme, e ben usta Beni ate. Kjo eshte sa per ato punet e vogla, therrimet, sic i quan shefi

  4. Kjo eshte me e mira qe ka patur e do te kete Shqiperia. Me e mire se Rama e kushdo minister tjeter. Burracake komentues.

  5. Te heqesh fondet nga Rruga e Lumit te Vlores dhe ti dergosh te tuneli i Llogarase eshte poshtersi. Rruga e Lumit te Vlores ka rendesi te jashtezakonshme per popullaten e atyre fshatrave dhe rendesi shume te madhe atdhetare, sepse Bregu lidhet natyrshem me vazhdimesine e sa Laberine. Tuneli i Llogarase behet per interesat e investimeve ne Palase te Rames e Sajmir Manes

  6. Po pse qenka shokuar kjo idiotja!!

    Shokohesh kur ka ndonjë gafë, por jo kur ka probleme të diskutueshme.

    A nuk ka pasur absolutisht në të gjitha rastet e tjera të drejtë presidenti në konfliktin me parlamentin?

  7. Nëse atëherë ju kujtohet, ose po të shikojmë filmimet e kohës, të gjithë ata që ishin më Partinë Demokratike, që nga Ramiz Alia e deri tek Sali Berisha, të gjithë mbanin pardesy të bardha dhe kur dilnin jashtë shtetit ata visheshin me të njëjtat pardesy të bardha.

    Do thoni ju, pse vishnin pardesy të bardha? Ata i vishnin që të njiheshin nga sigurimi i shtetit dhe mos i ngacmonin. Të tjerëve u thua: Ngrihuni e demonstroni dhe mua, Kiços, më thoshnin futu te këta, shtypi me ushtri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *