• |
ide | kryesore

“Do të vazhdoj angazhimin tim për Shqipërinë”/ Cakaj i dorëzon detyrën Xhaçkës

-Instant, Lajme, Të fundit



Në konferencë për mediat me kryeministrin Rama dhe ministren e re Olta Xhaçka, Ministri i Jashtëm i dorëhequr, Gent Cakaj deklaroi se gjatë dy viteve në krye të kësaj ministrie, pandemia e tërmeti cenuan punën e diplomacisë. Po ashtu, Cakaj shtoi se është bërë gjithçka për të unifikuar faktorin shqiptar në rajon. Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës, Cakaj rendit arritjet në këto dy vite, ndërsa tha se do të vazhdojë të japë angazhimin e tij për Shqipërinë.

“Kemi bërë punë shumë të vështira. Tërmeti dhe pandemia cënuan punën e diplomacisë. Ne kemi bashkuar faktorin shqiptar në Mal të Zi, në Serbi dhe në Prishtinë, kemi nënshkruar marrëveshje me një komunë në Preshevë. Kemi bërë gjithçka për unifikimin e faktorit shqiptar në rajon. Kemi mbështetur arsimin në Mal të Zi e në Serbi.”, tha Cakaj.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *