• |
ide | kryesore

Dua Lipa, mësime kërcimi në revistën ‘Vogue’ (VIDEO)

-Instant, Paparazzi, Slider

Dua Lipa së fundmi ka pozuar për ballinën e revistës së famshme “British Vogue”.


Ajo u shfaq me një stil krejt ndryshe në fotografitë e realizuara për këtë revistë, duke pozuar me flokë të shkurtra bionde. Teksa ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën, Dua ka realizuar edhe një set të veçantë vallëzimi në një video, në tentim për t’i mësuar fansat e saj se si të kërcejnë. “Ju kurrë nuk do të jeni një valltare aq e mirë sa Dua Lipa , por siç thotë ajo vetë, ky nuk është justifikim për të mos u përpjekur. Ylli i kopertinës së muajit shkurt ka kthyer dorën e saj për të dhënë një mësim për Vogue U”, shkruan Vogue.


Ajo ka treguar aftësitë që ka zotëruar si një nga artistët më të mirë në botë: nga thirrja e pranisë në skenë; deri te këshillat për të mësuar koreografinë “Basti juaj më i mirë është të bëheni me të vërtetë të famshëm, atëherë njerëzit do t’ju japin pak më shumë kohë për ta marrë atë”, tha Dua përgjatë videos.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu