• |
ide | kryesore

Harry Styles dhe Olivia Wilde konfirmojnë romancën

-Instant, Paparazzi, Slider



Harry Styles dhe Olivia Wilde duket se kanë konfirmuan romancën e tyre të re pasi çifti u fotografua së bashku në martesën e një shoku dhe fotot po bëjnë xhiron e rrjetit. Siç shihet në fotot e siguruara nga Page Six, ish-këngëtari e One Direction dhe aktorja e Hollywood-it ecin për dore pa u mundur të fshiheshin nga askush.

Olivia kishte veshur një fustan me lule dhe mbante në kokë një fjongo rozë ndërsa Harry zgjodhi një kostum klasik me një këmishë të bardhë me butona. Dyshja ishin bërë matchy-matchy me maska ​​të zeza.

Një burim i tregon E! News se Olivia dhe Harry ishin “çift” në dasmë në fundjavë në Montecito, Kaliforni, dhe qëndruan në të njëjtin hotel brenda natës para se të ktheheshin në Los Angeles. Sipas mediave të huaja romanca e Olivia me Harry ka nisur prej pak kohësh dhe janë të lumtur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *