• |
ide | kryesore

“I fyer nga Conte” tek Inter, Nainggolan ‘thumbon’ edhe Juventus: “Nuk fitova asgjë, sepse nuk doja aty”

-Instant, Sport



Radja Nainggolan është kthyer përsëri në Cagliari e, madje pa keqdashje, heq disa guralecë nga këpucët duke komentuar aventurën e tij të dytë tek Inter: “Conte është një trajner i shkëlqyeshëm, por më lëndoi kur, pasi më dha vetëm tetë minuta lojë, më tregoi si përgjegjës për gjithçka”. Belgu me siguri i referohet ndeshjes kundër Parmës kur trajneri zikaltër, duke iu përgjigjur një pyetje në lidhje me performancën e Nainggolan, pati thënë: “Gjykoni vetë.” “Çfarë mund të bëja për tetë minuta? Por unë nuk hapa polemika atëherë, nuk e bëj as tani. Kështu shkoi “përfundon mesfushori.

Nainggolan për Corriere dello Sport thekson se “ndihem në gjendje të mirë, i shëndetshëm. Nuk kam humbur asnjë stërvitje, nuk kam qenë asnjë minutë me vonesë”, pranon se është kthyer në Cagliari për Presidentin Giulini “më donte mua, ai ka një projekt ambicjoz, dëshiron të fitojë dhe unë ndaj këtë ëndërr” dhe mbron Zaniolon:”Po pëson atë që pësova unë, e kanë vënë në shënjestër. E lehtë të vihesh në mes, sidomos në rrjetet sociale. Unë nuk jam një mësues jete që jap këshilla por mënyra e vetme që ka, për tu përgjigjur, është në fushë “.

Më në fund, një batutë për dështimin e merkatos për t’iu bashkuar Juventusit: “Zgjodha të mos shkoja me atë që fitonte, prandaj nuk fitova asgjë. E di që tifozët e Juventusit mund të thoshin se nuk më donin tek0 Juve por thjesht të pyesin drejtuesit e tyre. Nuk më pëlqen të fitoj me më të fortët”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *