• |
ide | kryesore

“Ikëm me dëshirën tonë, prindërit nuk na trajtojnë mirë”, dëshmia paraprake e adoleshenteve që u zhdukën nga Tirana më 1 janar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka gjetur pak minuta më parë dy vajzat e humbura më datë 1 janar. Dy të miturat janë gjetur në Përmet nga policia lokale dhe aktualisht janë nisur për në kryeqytet, ku edhe do të pyeten nga policia.

Paraprakisht, vajzat kanë deklaruar se kishin ikur vetë nga shtëpia pasi sipas tyre familjarët nuk silleshin mirë me to. Mojna Hajdaraj dhe Kejsi Ahmetaj, janë gjetur në një hotel në Përmet ku qëndronin në shoqërinë e një 45 vjeçari.

Nga Tirana drejt Përmetit ato kanë shkuar me një linjë furgoni, më pas janë akomoduar në një hotel.

16-vjeçaret dolën nga shtëpitë e tyre rreth orës 09:00 të mëngjesit të datës 1 janar duke humbur më pas çdo kontakt me familjen.

Njoftimi i policisë

Si rezultat e kontrolleve të vazhdueshme nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mitura që janë larguar nga banesa më datë 01.01.2021.

Vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Komisariatin e Policisë Përmet, ku do të merren nga shërbimet e DVP Tiranë dhe do të dërgohen nëpër banesat përkatëse.



2 Comments

  1. Se jan pisa ndaj. Pjes e ndyrsis.Manipulator ekselent. Genjeshtare te pa cip.Mjer per veten e tyre. Kalamaqer .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *