• |
ide | kryesore

Konfirmohet rasti i parë i variantit të koronavirusit në Nju Jork

-Instant, Lajme, Planet



Në Nju Jork është konfirmuar rasti i rastin e parë të variantit të ri të Covid 19. Andrew Cuomo tha të hënën se shteti i tij ka zbuluar rastin e parë të variantit më ngjitës të koronavirusit, që për herë të parë u has në Britani. Identifikimi i rastit në shtetin e Nju Jorkut, ngjall shqetësime në lidhje me kapacitetin e spitaleve, nëse përhapet me shpejtësi.

Në një konferencë për mediat Cuomo tha se një burrë në të 60-at që jeton në një qytet në veri të kryeqytetit Albany, ka variantin e ri të virusit. Personi i cili po e merr veten, nuk kishte udhëtuar kohët e fundit, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për përhapje brenda komunitetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *