• |
ide | kryesore

Kosovë/ Katër viktima dhe 199 raste të reja me koronavirus

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Katër viktima dhe 199 raste të reja me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë.

Dy raste të vdekjes u konfirmuan në Prishtinë, ndërsa nga një në Malishevë dhe Prizren, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Në njoftim thuhet se rastet e reja rezultuan nga testimi i 1,282 mostrave.

Numri më i madh i tyre është në Prishtinë: gjithsej 87 raste. Kosova ka konfirmuar në total 52,333 raste me koronavirus dhe 1,355 viktima.

Të shëuar, gjithsej janë 43,378 pacientë, prej tyre 430 në 24 orët e fundit. Raste aktive në Kosovë aktualisht janë 7,600.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *