• |
ide | kryesore

“Me 51% nuk rinovon”: menaxheri i Hysajt i ‘shkel’ syrin Romës

-Instant, Sport



Rinovim apo jo rinovim, largim apo konfirmim. Dilemat e këtij lloji kanë ndjekur dy vitet e fundit të Elseid Hysajt nën Vezuv dhe duket se po përsëriten edhe në këtë merkato janari. “Do të kompletojë e sigurtë sezonin në Napoli, ajo që do të ndodhë më pas nuk përjashton asgjë. Me 51% nuk do të rinovojë, nëse nesër në mëngjes Napoli do të ketë dëshirë ta mbyllim atëherë do ta bëjmë. Elseid ka dëshirë të qendrojë: por kemi oferta edhe nga jashtë”. Kështu, Mario Giuffredi, menaxheri i mbrojtësit të kombëtares shqiptare Hysaj, ka deklaruar për Radio Punto Nuovo.

Nuk është një situatë e re në fakt, me Napolin që prej muajsh nuk i është përgjigjur kërkesave për tu ulur në tavolinë nga menaxheri i lojtarit e tani duket se situata do të përfundojë me parametër zero. “Ka dy vjet që vrapoj pas Napolit për rinovimin. U lodha. tani është e drejtë që të vlerësoj propozimet që vijnë” kishte shprehur hapur Giuffredi disa javë më parë.

Në anën tjetër, Napoli nuk duket se po e vuan aspak situatën, me objektiv të zgjedhur për ta sjellë në Castelvolturno, Emerson Palmierin.
Në rast se vjen italo-braziliani, një situatë e tillë i mbyll edhe krahun e majtë, ku Elseid Hysaj aktivizohet kohët e fundit nga Gattuso. Kështu, Napoli po e bën të qartë se nuk ka më vend për shkodranin, që në anën tjetër hedh sytë nga oferta e Romës. Menaxheri i përgjithshëm verdhekuq Tiago Pinto është kthyer të punojë për shqiptarin, që do të jetë lojtar i lirë me parametër zero në qershor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *