• |
ide | kryesore

Bruksel: Humbja e gjyqit me Becchettin, sekuestrohen fondet e Shqipërisë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



“Një mosmarrëveshje ligjore midis një biznesmeni italian dhe Republikës së Shqipërisë ka përfunduar me konfiskimin e honorareve që Eurocontrol i detyrohet Shqipërisë”. Kështu shkruan media belge “Lecho” që i ka kushtuar një analizë asaj që po ndodh me procesin gjyqësor mes vendit tonë dhe biznesmenit italian Fancesco Becchetti. Pak kohë më parë edhe gazeta austriake “Der Standard” shkroi se Becchetti po mbledh me avokatët e tij shumën e fituar në arbitrazh duke konfiskuar pasuri të Shqipërisë në Europë. Më poshtë shkrimi i “Lecho”.

Në konflikt me Shqipërinë, biznesmeni bllokon honoraret e Eurocontrol

Nga Nicolas Keszei

Për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë duhet të kthehemi në vitin 2013, viti i zgjedhjes së Edi Ramës si Kryeministër në Shqipëri. Pasi erdhi në pushtet, ai anuloi dy koncesione dhënë biznesmenit italian Francesco Becchetti për të ndërtuar një hidrocentral dhe një fabrikë riciklimi.

Ndaj biznesmenit italian nisi një hetim për evazion fiskal dhe Republika e Shqipërisë ngriu të gjitha pasuritë e tij në Shqipëri. Ky vendim çoi, ndër të tjera, në shkarkimin e 500 personave të punësuarve nga kanali televiziv Agon Channel, në pronësi të Francesco Becchetti.

Arbitrazhi i kontestuar

Duke besuar në të drejtën e tij, biznesmeni italian, i mbrojtur nga Hakim Boularbah dhe Olivier van der Haegen (Loyens & Loeff), iu drejtua më pas Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID), e cila vendosi në favor të tij më 24 prill 2019, duke i dhënë një kompensim 107 milion euro. Që në fillim, Republika e Shqipërisë ka kontestuar vendimin e arbitrazhit dhe ka refuzuar të paguajë atë që i detyrohet biznesmenit.

Andi Bushati: Çështja Becchetti/ Pasqyra e turpit të mediave tona

Në Belgjikë, Francesco Becchetti, në bazë të një kërkese të njëanshme, mori dritën jeshile nga gjyqtari i atashimit të gjykatës së shkallës së parë për të kryer konfiskimet nga Eurocontrol.

Shqipëria është një nga 41 anëtarët e këtij organi evropian përgjegjës, ndër të tjera, për mbledhjen e tarifave të paguara nga linjat ajrore për fluturimet mbi territore të ndryshme.

Këto tarifa pastaj rishpërndahen në shtetet e mbingarkuara sipas një çelësi shpërndarjeje të menaxhuar nga Eurocontrol. Dhe janë pikërisht honoraret që Eurocontrol duhet ti kthente Republikës së Shqipërisë që u sekuestruan.

Ky sekuestrim u bë në dhjetor 2020, por shumat e bllokuara deri më sot nuk janë shumë të larta. Sipas të dhënave të fundit, janë pak më shumë se 170,000 euro. Niveli i ulët i këtyre shumave shpjegohet në veçanti nga kriza shëndetësore, e cila ka anuluar shumë fluturime.

Por, siç kujton Hakim Boularbah, në një procedim tjetër arbitrazhi që dënonte shtetin rumun për të kompensuar vëllezërit Micula, konfiskimet e bëra në Eurocontrol kishin bërë të mundur ngrirjen e 11 milionë eurove. Duke ditur që bllokimet e parave janë të zbatueshme për tarifat e ardhshme, nëse fluturimet vazhdojnë një kurs pak më normal, konfiskimet mund të bëhen shpejt më të rëndësishme.

Kundërshtitë nga ana e Shqipërisë

Republika e Shqipërisë, e mbrojtur nga Jean-François Goffin dhe Jean-Luc Hagon (CMS) ka kundërshtuar këtë konfiskim. Çështja e imunitetit juridiksional do të jetë në qendër të debateve. Avokatët e Shqipërisë besojnë se honoraret e paguara nga Eurocontrol ndaj homologut të tij shqiptar (Albcontrol) i nënshtrohen imunitetit dhe për këtë arsye nuk mund të sekuestrohen.

Avokatët e Francesco Beccheti nuk e ndajnë këtë lexim dhe besojnë se këto honorare përdoren për të financuar shërbimet tregtare dhe për këtë arsye mund të sekuestrohen. Kjo çështje do të paraqitet sërish para gjykatësit të enjten. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: 

“Der Standard”: Pas humbjes së gjyqit me Becchettin, nis konfiskimi i pasurive të Shqipërisë në Austri

Rama: Nuk e kemi humbur gjyqin me Becchetti, “Der Standard” kazan



23 Comments

    1. Nje kerkese per SPAK (ose spurdhjaket): nese nje biznes eshte demtur nga veprimet abuzive, pra ne shkelje apo kapercim te ligjit, nga zyrtare shqiptar dhe per kete duhet te demshperblehet me mbi 100 mil euro, a nuk duhet e te tille shkeles te ligjit qe kane sjelle pasoje te rende (100 mil euro) te akuzohen dhe denohen?? Madje dhe te paguajne deri sa te vdesin parate kokerr me kokerr. Perse duhet te paguaje populli per krimin e ture??? Ah, bejni te fala Kimit te rr.elbasanit se ajo eshte per kete pune..

      1. pali ,
        kimi eshte ne qejf te vet, vijne ne shqiperi si njerez notrmal dhe kthehen pasanike. shkojne cantat gjithandej. droga te jep shume para. dhe rama ka qe ne 2015 qe ka para plot nga droga . korrupsioni po se po.

        SPAK duhet te hetoje medoemos. por jane te perzgjedhur per te mos bere pune sepse jane et kapur politikisht. pra keta qe i kane emeruar ne spak, rama i pari e pastaj agaci ulsiu xhafa etj , duhet te bien dakord si e sa e ke do denojne pastaj fillon spak punen per hetimet

        sigurisht arsye per te mos hetaur gjenden gjithmone sepse jane te kapur , jane te emeruar.

        nuk ka te virgjer ne bordellon e prokuroreve shqiptar. ka pak te ngjyer dhe super te perlyer me ndere, e leke politikisht ekonomikisht

        perrallat me vetingun kane kohe qe kane dale boje, me mungon shume po shume cokollata withers me historite e treguara prej tij ne kopshtet e tiranes…. dhe sidomos peshkatari LU i madherishmi Lu nga krigizstani i praruar me margaritar e xhevahire plot, e si mund ta harrojme nje super talent si LU i famshmi LU

        mos u merzit se ka plot dele socilaiste qe thone qe rama eshte me i mire se basha ,

        taktika e rames dihet une jam i pafajshme fajin e ka bota , dhe sidomos Saliu,

        Lali eri vjedh, rama vjedh dhe e ka mbushur shqiperine me pare dorga por por fajin e ka opozita dhe Basha
        Biles ketij i veshin faktin qe fle gjume, a thua se opozita ka ne dore institucione qe mund te ndalin vrullin anti shtet te Ramapjelljes (akt antishqiptar ne zanafille)

        presupozohet dhe pretendohet qe opozita dhe Basha te jene si supermeni te ndaloje ramen dhe lali kellirat nga deshirat e tyre te shfrenuara per tu pasuruar dhe pire gjakun e shqiptareve me korrupsion droge dhe abuzim shteteror

        basha te behet si Muji dhe Halili dhe te shpetoje shqiperine dhe shqiptaret nga e keqja e ramapjleljes qe i ka zene

        Delet socialiste dhe sidmos vezhderrat humbameno shqiptare u pelqen ta hane nga rama se shfajesohen nuk kemi cbejme , dhe fajin e ka basha se fle gjume 😀 . rama ka celsat e shtetit dhe te gjithe institucioneve , por fajin e ka opozita!!!! e te mendosh qe ka plot DELE qe e besojne kete gje.

        Vjedh ai qe eshte ne pushtet or gomere socialiste!

        Deleve dhe humbamenove u kane vjedhe leket e gjithe shtepine edhe te ardhmen e kalamajve (perpos 1001te zezave te tjerave) por prape presin princin e kalter dhe i shkruajne babgjyshit qe tu realizoje deshirat. Nuk eshte pune tifozlleku o dele socialista. eshte pune e paster lekesh. Voto o popull dele per ate qe ke interes te drejtperdrejte jo tifoz sporti, ramapjellja po bejne parate pala pala e ju rrini shulloheni ne diell me 2 mije lek ne xhep .

        Shoku Pali (sec ke nje emer interesant….), Rama e ka zene PS per fyti , jo se PS ka qene noi her pa sigurimsa e qelbesira te PPSH por dikur Nano i dha nje fryme europiane, Sot ama keta socialiste kane po aq me faj sa rama dhe jane po keta socioliste qe votojne nje kontigjent krimi si Rama dhe ramapjellja e quajtur rilindje nga megallomani Rama.

        Ramapjellja do abuzoje me shtetin dhe shtetasit per sa kohe populli dele socialist do ja jape voten megallomaneve si rama, dhe enturazheve pacavurre si ramapjellja

        te fala sandrit dhe mos harro te votosh KUNDER RAMES/RAMAPJELLJES

  1. Le ta paguaje Ahmetaj me qe tha se nuk ishte e vertete ceshtja..
    I thoni dhe atij idiotit mavi te na nxjerre ndonje fraze nga familja Berisha ketu..se na mungon
    Ku jemi katandisur..ibret!

  2. Ndonje dite do shkojme te paguajme ujin e do na dale ndonje nga Bechetet e Naltmadhnise ti marre paraprakisht, sa mos te lodhemi ne deri te arka e Lali Erit, jo per gje po nje grup duken…! Jam kurioz gjithe keto miliona po ti vinim ne pune ne Shqipri, pa i vjedhur, a do ishim duke u ankuar per Evropin o Ismail Bej?!

    1. O kelysh, Shqiperia nuk eshte aq e rendesishme sa te meren me te gazetat kryesore Belge.
      Per ne (per mua te pakten) kryefjale nuk behet gazeta Belge por fakti qe Shqiperia duhet te paguaje 110 Milion euro per kapricot personale te Rames.
      Cfar do te thuash ti, qe lajmi nuk eshte i vertete?

    2. edhe ti vet nuk thua se lajmi nuk esht i vertet po thu e ka than nje gazet “periferike”; Nuk ndryshon asgje; o qelbesir e idiot; jan edhe leket tuaja; apo te intereson te lepish koca

  3. Tironsi nuk e ka hallin se do paguajme Beketin e kushedi se sa te tjere nga xhepat tane, por e ka tek gazeta belge qe qenka periferike. O tironso, jo tironc sepse ti je kelysh mavi, nuk te mjafton qe cdo dite po vidhen taksat tona dhe po paguhen tekat e kryerilindorit dhe lalit? Edhe ti ne fakt me taksat tona ushqehesh duke bere propagande te genjeshtert

  4. Nëse atëherë ju kujtohet, ose po të shikojmë filmimet e kohës, të gjithë ata që ishin më Partinë Demokratike, që nga Ramiz Alia e deri tek Sali Berisha, të gjithë mbanin pardesy të bardha dhe kur dilnin jashtë shtetit ata visheshin me të njëjtat pardesy të bardha.

    Do thoni ju, pse vishnin pardesy të bardha? Ata i vishnin që të njiheshin nga sigurimi i shtetit dhe mos i ngacmonin. Të tjerëve u thua: Ngrihuni e demonstroni dhe mua, Kiços, më thoshnin futu te këta, shtypi me ushtri.

  5. Ooo byth shkerdhyer i Surrelit qar faji te ka populli mo ti shkerdheft Kina dhe India qar ke femra o rrace e degjeneruar se na more ne qaf dhe brezin e 10 te kalamojve tane o timonjer i shkerdhyer.

  6. Mos shpifni kot se keto para nuk i merren popullit por do paguhen nga buxheti i shtetit.

    Kazani Europian eshte bashkuar me kazanin tone dhe po perpiqen te rrezojne vullnetin e popullit tone patriot dhe liridashes, por lideri yne global do na shpetoje nga kjo gjeme e huaj dhe ne mandatin e 3 do konfiskojme asetet e Belgjikes per shpifjen e bere.

  7. Se sa e verrete eshte ky lajm neqpftese ka akoma gazetar te ndershem ne kete palo republik bananesh le te shkojne e te marin ne interviste punto jesit e eurokontrollit se sa muaj kane pa mare rogat

  8. edi,rama .edhe lefter koka .le.te pin edhe te tallen ,me kete popull,turp kush i voton,duhet tev jpin llogari per kete gjeme qe ndodhi,

  9. Hidhe ne gjygj kete gazeten O Rame se po te bie ne qafe.Po coje deri ne fund mos e bej si me gazeten Bild qe u terhoqe si legen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *