• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë në Kosovë/ Shpërthen bombola e gazit në restorant, 4 persona në rrezik për jetën (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një bombol gazi shpërtheu në një restorant në Ferizaj duke lënë të plagosur disa persona. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “The Village”, nga ku mësohet se 4 persona ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Drejtori i Spitalit Rajonal të Ferizajit, Jeton Zeqiri, në një përgjigje për Top Channel ka treguar se kanë pranuar 32 pacientë, që kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e shpërthimit.

“24 prej tyre janë hospitalizuar. 8 prej tyre kanë marrë djegie të shkallës së lartë dhe janë dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. 4 janë në gjendje kritike për jetën. Ndërsa 12 të tjerë janë duke u trajtuar në Spitalin e Ferizajt dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme”.

Siç mund ta shihni edhe në video, shpërthimi ka shkaktuar gjithashtu dëme të shumta materiale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *