• |
ide | kryesore

Një ditë para takimit me Erdogan, Rama bisedon në telefon me Ministrin e Jashtëm të Greqisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Lajmi është bërë me dije nga vet kryediplomati grek, që në një postim në “Twitter” shkruan: “Në një komunikim në telefon me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama biseduam për zhvillimet e fundit”.

Kujtojmë që pak ditë më parë Dendias pati një bisedë telefonike edhe me të emëruarën si ministre e Jashtme Olta Xhaçka. Javët e fundit mbetet një çështje e nxehtë zgjerimi me 12 milje i Greqisë në detin Jon.

Duke folur për zgjidhjen e kësaj çështjeje në Gjykatën Ndërkombëtare, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaroi së fundmi se “Shqipëria dhe Greqia do të duhet të përfshihen sërish në një proces ndërveprues, nga i cili duhet të hartojnë një dokument të përbashkët për lëndën që do t’i nënshtrohet gjykimit, ku duhet të evidentohen gjithashtu pikat e përbashkëta dhe diferencat mes palëve, për të cilat duhet të shprehet Gjykata”.

Biseda Rama-Dendias zhvillohet një ditë para vizitës së kryeministrit Edi Rama në Turqi, ku do të takohet me presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Rreth dy javë më parë Presidenti i Turqisë ishte në një lidhje direkte në ceremoninë e nisjes së punimeve për rindërtimin e banesave në Laç, të cilat u dëmtuan nga tërmeti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *