• |
ide | kryesore

“Nuk jemi borxhlinj, por palë e tretë”: reagon Tirana pas dënimit nga FIFA

-Instant, Sport



Nuk bëhet fjalë për borxh të pashlyer nga Moctar Cisse, të paktën sipas versionit të treguar nga vetë klubi Tirana, në një reagim të parë pas dënimit për bllokimin e merkatos nga FIFA. Nëpërmjet faqes zyrtare, kampionët në fuqi të Shqipërisë bëjnë me dije se klubi nuk ka asnjë borxh të prapambetur, ndërsa thekson se për rastin e sulmuesit nga Mali, ata kanë qenë palë e tretë.

Në sezonin 2016-17 sulmuesi 27 vjeçar nga Mali ka qenë pjesë e Tiranës, por nuk bëhet fjalë për një detyrim të papaguar lojtarit, por situata është e ngjashme me atë të Cinarit tek Partizani. Lojtari ka qenë nën kontratë me një klub tunizian, kur është transferuar tek Tirana dhe për këtë shkelje bardheblutë janë penalizuar nga FIFA.

REAGIMI I KLUBIT
Klubi i Futbollit Tirana njofton se po punon në zbardhjen e cështjes së bllokimit të merkatos. Pavarësisht lajmeve që qarkullojnë, theksojmë se nuk bëhet fjalë për asnjë borxh të prapambetur. KF Tirana sqaron se bëhet fjalë për një cështje në të cilën klubi ka qënë palë e tretë. Ky lajm u bë i ditur ditën e sotme dhe klubi vijon të mbetet në bisedime me zyrtarë të FIFA-s për të zgjidhur këtë cështje. Nënvizojmë se për cdo të re apo përditësim njoftimet do të dalin vetëm nga faqja zyrtare e klubit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *