• |
ide | kryesore

“Sherri” me Ramën për rrugën Vlorë-Orikum, reagon Meta: Kryeministri gënjen, ndërprerjen e financimit e kërkoi qeveria

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Akuzat e kryeministrit Edi Rama se po bllokon projektet infrastrukturore turistike për Vlorën kanë nxjerrë mbrëmjen e sotme në një konferencë të jashtëzakonshme presidentin Ilir Meta.

Presidenti tha se mashtrimet e kryeministrit Edi Rama nuk meritojnë komente, por deklarata e tij është për qytetarët e Vlorës që janë keqinformuar nga kryeministri.

Presidenti tha se ndërprerjen e financimit të rrugës nuk e ka bërë presidenti, por kjo kërkesë është bërë nga vetë qeveria “Rama”.

Meta: “Qytetarët e qarkut të Vlorës meritojnë vëmendje dhe sqarime, pavarësisht se e dinë shumë mirë nga përvoja e tyre prej 8 viteve peshën e fjalëve të secilit. Jam për të përmendur disa fakte të papërgjegjshmërisë së kryeministrit për disa akuza propagandistike që ka bërë në Vlorë. Kuvendi i Shqipërisë më 9 nëntor 2017, ka ratifikuar marrëveshjen për rehabilitimin e rrugës së lumit të Vlorës. Presidenti e ka mirëpritur këtë vendim dhe ka shpallur dekretin brenda 2 ditësh.

Kuvendi i Shqipërisë më datë 21 shtator 2020 i ka përcjellë Presidentit të Republikës ligjin për financimin e projektit të rrugës së lumit të Vlorës. Ky ligj është miratuar më 17 shtator 2020.

Presidenti e shpalli këtë ligj menjëherë më 22 shtator. Sepse e shqyrtoi me vëmendje praktiken parlamentare që rezultonte se qeveri shqiptare përmes Ministrisë së Financave, i kishte kërkuar fondit saudit zgjidhjen e marrëveshjes së huas.

Fondi Saudit përmes letrës i kthen përgjigje: Në vijim të letrës suaj, duam të informojmë të zgjidhim marrëveshjen e huas.

Është e qartë që fondi saudit ka pranuar kërkesën të palës shqiptare për ta zgjidhur këtë marrëveshje për të hequr financimin e lotit 4 të Vlorës, që e lidh me Bashkinë e Selenicës. Pra kjo ndërprerje për financimin e lumit të Vlorës, e bërë me kërkesë të qeverisë shqiptare në segmentin Selenicë-Kryq-Levan-Tepelenë, një gjatësi prej 16 km, është bërë me kërkesë të qeverisë shqiptare dhe jo të palës tjetër”.

Presidenti nënvizoi se deklaratat e djeshme të shefit të qeverisë në Vlorë janë mashtrime dhe nuk tregojnë të vërtetën e asaj që ka ndodhur.

Meta: Pse pengoka Presidenti, sepse ka kërkuar transparencë për qytetarët? Përfaqësuesit e qeverisë gënjyen për projektin. Kërkesat e Kushtetueses u shkelën. Kryeministri doli dhe bëri shfaqje teatrale nga Vlora. Shfaqje qesharake e mashtruese. Qeveria nuk dëshiron që të zbatojë Kushtetutën. Ministria e Financave nuk ka kërkuar kurrë autorizim. E pranuan vetë në dokumentin zyrtar.



2 Comments

  1. Pavarësisht se e di fare mirë se duke shpifur ndaj meje, Sali Berisha kërkon të hedh baltë mbi babanë e fëmijëve të mi. Ilir Meta ka të drejtën e tij dhe detyrën institucionale të mos mbajë asnjë lloj qëndrimi personal ndaj askujt, qoftë ky edhe keqbërësi Sali Berisha.

    Kurse unë gruaja e Ilir Metës, nuk jam përgjegjëse ndaj askujt përveç familjes time dhe fëmijëve të mi.

    Prandaj në emër të tyre unë e akuzoj sot Sali Berishën, si një shpifës dhe mashtrues ordiner, si një armik të qetësisë familjare të shumë e shumë njerëzve të ndershëm”, shprehej asaj kohe Monika Kryemadhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *