• |
ide | kryesore

Tiranë/ U arratis nga komisariati, pezullohen nga detyra 3 policë

-Instant, Lajme, Të fundit



3 punonjës policie janë pezulluar nga Drejtoria e Standarteve Profesionale e Policisë së Shtetit pas arratisjes nga komisariati Nr. 1 të 30-vjeçarit Riljon Lalaj

Për rastin në fjalë vijon hetimi disiplinor.

Njëkohësisht vijon edhe hetimi nga SHÇBA për të parë nëse kemi të bëjmë me përgjegjësi penale.

Një ditë më parë, pas arratisjes Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” për 30-vjeçarin, për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Ndërkohë, sa i përket akuzës për arratisje nga komisariati, gjykata pritet ta shqyrtojë në një moment të dytë, pasi dosja nuk ka mbërritur ende.

Riljon Lalaj ishte arrestuar tre ditë më parë në zonën e “Ali Demit” për armëmbajtje pa leje, ndërsa kishte hedhur armën, kur po e ndiqte policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *