• |
ide | kryesore

Video/ Një lojtar kombëtare për Tiranën: Seferi nga Young Boys për të zgjidhur golin

-Instant, F1, Sport, Video



Para portës kërkohet më shumë efikasitet. Tirana i kishte të qarta idetë, donte një qendërsulmues e, pas dështimit për të marrë Ngo’o, ka reaguar duke arritur akordin me sulmuesin e Kombëtares, Taulant Seferi. Akordi me Young Boys për huazimin e lojtarit është arritur në orët e para të mëngjesit të sotëm, me lojtarin që është akorduar deri në përfundim të këtij sezoni me bardheblutë.

“Do jem në huazim për 5 muaj te KF Tirana do ta ndihmoj ekipin duke dhënë maksimumin tim me shpresë që fundi i sezonit të jemi kampion të pa diskutueshëm duke shpresuar se në klub ka frymëzim kampioni duke dhënë më të mirën nga vetja për ekipin, ky huazim do të më ndihmoj edhe mua që të kthehem më i fuqishëm aty ku kam dhe vendin” ka thënë lojtari për faqen zyrtare të klubit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *