• |
ide | kryesore

Xhaçka përcjell Cakajn/ Ironia dhe kritikat për diplomacinë në sy të Ramës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Sikur të mos i mjaftonte sikleti i ndarjes me stafin, lamtumira me karrigen apo rënia e beftë nga pozitat komode të kryesimit të diplomacisë, Gent Cakajt iu desh të përballojë në minutat e fundit edhe sulmin e pasardhëses së tij në detyrë, që u duk sikur e përcolli nga zyra në mënyrën më të keqe të mundshme.

Nuk dihet çfarë e provokoi mërinë e Olta Xhaçkës ndaj Cakajt, por Ministrja e Jashtme përmendi disa nga momentet kyçe të drejtimit të institucionit duke kërkuar korrigjimin e tyre në sy të publikut. Gjithçka u zhvillua para kamerave, si me porosi të dikujt që ka kënaqësinë ta ndjekë live shfaqjen.

Cakaj nuk u tregua modest, kur tha se negociatat janë hapur dhe se Olta Xhaçka do të merrte pjesë në konferencën e parë ndërqeveritare pas disa muajsh. “Unë jam pafundësisht i lumtur që Znj. Xhaçka pak muaj prej momentit të sotëm do t’i prijë delegacionit të Shqipërisë në Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian” tha ai, ndërsa e mbyllte fjalimin me emocionet e rastit. Xhaçka nuk shfaqi ndonjë entuziasëm të veçantë.

Përkundrazi, si një grua e mësuar me burrat që i shprehin disponimin për ta ndihmuar në detyrat e vështira, nuk e përmbajti ironinë edhe me Ramën, edhe me Gentin. “Jam shumë e privilegjuar që do të kem një dyshe si ju këshilltarë, kryeministër dhe Genti” tha ajo, ndërsa buzëqeshte lehtë.

Pas kësaj, iu drejtua vartësve në sallë. Paralajmëroi këdo që kishte rënë pre e rutinës në punën në ministri, sigurisht të formësuar nën drejtimin e Gent Cakajt. “Aq sa eksperienca e madhe është një aseti i vyer në një institucion si ky, po aq edhe rutina është një problem i madh kur duhen kapërcyer barriera të reja, siç është në fakt integrimi europian” ishte mesazhi i parë me tone kërcënimi për vartësit.

Xhaçka tregoi se ishte informuar më herët për atë që ndodhte në ministri. Duke nxjerrë në pah problemet e mëparshme, ajo la të kuptohej se stafi nuk i bindej Kryenegociatorit Zef Mazi dhe se kjo duhej të ndryshonte.

“Kryenegociatori duhet të marrë jo vetëm përgjegjësinë, që e ka marrë, por duhet të marrë mbështetjen e plotë nga i gjithë zinxhiri i punës me integrimin në këtë ministri duke u koordinuar prej tij, por edhe duke u përgjigjur para tij” u shpreh Xhaçka.

Një tjetër moment për t’u korrigjuar sipas Xhaçkës janë shërbimet në ambasadat dhe konsullatat jashtë vendit, duke sjellë si shembull konkret atë që ndodhi me emigrantët shqiptarë në Greqi pak kohë më parë, të cilin e konsideroi si një mësim të madh, që nuk duhej harruar.

“Askush nuk duhet të ndihet i lënë pas dore dhe ndodhitë e zvarritjes së qytetarëve para disa kohësh në konsullatën tonë në Selanik apo në ambasadën tonë në Athinë jo vetëm që nuk duhet të përsëriten, por nuk duhet të harrohen asnjëherë si mësim I madh për shërbimin tonë konsullor”
Ministrja e re e mbylli fjalën me paralajmërime të tjera për stafin, duke lënë të kuptohet se do të ketë ndryshime në ministri: “Kush nuk e ka pasionin e mjaftueshëm, ndihet i vetëkënaqur apo i pamotivuar, pa diskutim duhet të bëjë më shumë dhe duhet ta gjejë këtë motivim pa humbur kohë dhe këtë pasion që është absolutisht i domosdoshëm”.

Që Cakaj nuk e priste qëndrimin e sertë të Olta Xhaçkës, u kuptua që në hyrje të konferencës. SMe përkushtim naiv, i bëri asaj premtimin se do të shndërrohej dhe do të bëhej “mbështetësi juaj më i madh në mënyrë që ju të shkëlqeni si një Zonjë e Hekurt, në të qëndruarit në krye të diplomacisë shqiptare. Unë do të jap të gjithë kontributin tim në mënyrë që ju të keni një mandat të suksesshëm dhe ta kryeni detyrën në mënyrën më dinjitoze të mundshme”.

Sigurisht që sjellja prej kavalieri në momentet e fundit në detyrë nuk ka për t’i shërbyer për asgjë Gent Cakajt. Në dy vite kohë që pati në dispozicion në Ministrinë e Jashtme, duhet të ishte njohur me klanet dhe aleancat që qarkullojnë brenda Partisë Socialiste. Duke mos arritur të bëhet pjesë e asnjërit prej tyre dhe duke pasur një post aq të rëndësishëm, kanë qenë të shumtë ata që donin ta shihnin live “flakjen” e tij nga zyra. Aq e kishin pritur këtë moment, saqë prania e Ramës në konferencë nuk ndryshoi asgjë.©Lapsi.al



13 Comments

  1. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

    Olta Xhaçka premtoi se do të çojë më tej punën e bërë prej tyre,punën e madhe bërë nga Gent Cakaj dhe Edvin D’Rama,që dështuan 7 herë në hapjen e negociatave me BE-në!
    Gen Cakaj u perdor si kukull deri ne poshtrim nga Edvin Escobar D’Rama.
    “Emërimi i Gent Cakajt është një veprim djallëzor i kryeministrit Edi Rama”
    Edita Tahiri: Idenë për shkëmbim territoresh e solli Edi Rama te Thaçi nga Beogradi.Ish- kryenegociatorja në bisedimetKosovë- Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se idenë për shkëmbimin e territoreve të cilën e ka shpalosur Presidenti Thaçi gjatë vitit të kaluar, e ka sjellë nga Beogradi në Prishtinë kryeministri shqiptar, Edi Rama. Këtë ajo thotë të ketë zbuluar gjatë kohës sa ishte ende në detyrë për dialogun në mes Kosovës dhe Serisë.Emërimi i Gent Cakajt është një veprim djallëzor i kryeministrit Edi Rama. Nuk është problemi te individi, por te qëndrimet e Z. Rama. Ai është duke kërkuar persona, me gjasa, me prirje për dakordësi në ndryshimin e kufijve të Kosovës”, tha Tahiri.

    1. Ndryshimet ne qeveri jane thjesh per elektorat si dhe per te mbuluar abuzime te pritsheme ne ato sektore. De fakto vendi nuk ka ministra por vetem cerra te Rames. Pothuaj gjithe cerrat jane ndryshuar pervec kryecerrit, kryeidiotit qe eshte kryemunister.

  2. Olta Xhaçka ka dy tre gjera si vjedhjen dhe ferkimin e barkut kur ndodhi termeti dhe tenderin shume ml qe mori per vete dhe therrimet vartesit !I gezohet fatkeqesise qe te mbushe xhepat e vet !Shume e vertete kjo.
    Prokuroret dhe drejtesia e re e Budallenjeve nderkombetare e atyre vendas qe besojne te ajo,raportojne te Xhaçka se si e sa e duan punonjesit e saj !
    Xhaçka si qemoti ka vesin e rende te alkolit dhe shpejtesise me makine,i pari eshte i theksuar i dyti,mbase eshte qetesuar ndopak !
    Mbi te gjitha kane kaluar sprovat e te qenurit nen komanden e edvin rames,qe i do grate, pula te bindura dhe grifsha me kundershtaret dhe si shume baxhe… !Ne fakt eshte fort e tille,pas Ballukut,,vjen kjo,pastaj Ogerta,e tufa vazhdon…….!

  3. Xhacka ne Boten e Cudirave, duke ngrene ate copen e kerpudhes magjike thotë:

    Tani do te shohim kursin qe do te ndjek politika e jashtme e Shteteve te Bashkuara te Arnautistanit. Do dridhet Perendimi dhe Lindja bashke! S’ka me, boll kemi pritur.

    1) Marreveshja per detin. 24milje.
    2)Aneksimi i Taiwanit.
    3)Nagorno-Karabakh i kalon menjehere Armenise. E pa negociushme kjo. Ndryshe do veprojne sanksionet.
    4)Manipulimet ne zgjedhjet e U.S.A. Te sqarohet situata. Presidenti te zgjidhet brenda 10 ditesh.
    5) VK

  4. Kjo ja ka mare doren me burrat .Prite kur te ndaje nga gruaja ndonje zyrtar te larte te BE-se dhe t’a fute Shqiperine ne BE.Ose do fute BE -ne ne PS.. es.

  5. Pavarësisht se e di fare mirë se duke shpifur ndaj meje, Sali Berisha kërkon të hedh baltë mbi babanë e fëmijëve të mi. Ilir Meta ka të drejtën e tij dhe detyrën institucionale të mos mbajë asnjë lloj qëndrimi personal ndaj askujt, qoftë ky edhe keqbërësi Sali Berisha.

    Kurse unë gruaja e Ilir Metës, nuk jam përgjegjëse ndaj askujt përveç familjes time dhe fëmijëve të mi.

    Prandaj në emër të tyre unë e akuzoj sot Sali Berishën, si një shpifës dhe mashtrues ordiner, si një armik të qetësisë familjare të shumë e shumë njerëzve të ndershëm”, shprehej asaj kohe Monika Kryemadhi.E gjetet fijen e flokut ne mullarin e salihut e likes o shpellkari gazetakar

    1. PARATHËNIE
      Letërkëmbimi i shokut Enver Hoxha është pjesë përbërëse dhe e pandarë e veprimtarisë së dendur e të gjithanshme mbi 40-vjeçare të Udhëheqësit të dashur të Partisë e të popullit tonë. Fondi shumë i pasur i këtij letërkëmbimi ka përbërë përbën një thesar të vyer ku pasqyrohet fryma komunikimit të drejtpërdrejtë me popullin, lufta heroike për transformimin revolucionar të Shqipërisë, për ndërtimin e bazës e të superstrukturës së rendit socialist, për rritjen dhe edukimin e njeriut të ri, për zhvillimin e pandalshëm të fitoreve dhe ruajtjen e tyre nga armiqtë brendshëm e të jashtëm, për mbrojtjen e marksizëm-leninizmit, të çështjes së revolucionit e të popujve. Ky letërkëmbim është gjithashtu shprehje nga më të qartat e më të plotat e atyre lidhjeve të fuqishme shpirtërore e menclore të udhëheqësit me popullin, me komunistët e kuadrot, e dashurisë, nderimit dhe e respektit reciprok që gjallonin midis popullit dhe shokut Enver, është shprehje e metodës dhe e stilit të shkëlqyer revolucionar të punës së Udhëheqësit tonë të madh e të pavdekshëm.
      Enver Hoxha ishte udhëheqës i madh popullor, jetonte me masat dhe masat jetonin me të, i shkruanin për suksese e fitore në punë e në jetë, për raste gëzimesh e hidhërimesh, për vështirësitë e përpjekjet që bënin për kapërcimin e tyre.
      «Të marr dhe të lexoj letrat e popullit është për mua diçka pasionante », ka shkruar shoku Enver. Ai i lexonte me vëmendje të jashtëzakonshme letrat që i vinin dhe u kthente menjëherë përgjigje, duke nxjerrë dhe shtruar në to problemet më thelbësore.
      Letërkëmbimi i shokut Enver Hoxha me popuilin është një bisedë e ngrohtë dhe e çiltër, që nis që në vitet e luftës e vazhdon deri në ditët e fundit të jetës së Tij. Ky letërkëmbim ka një shtrirje të gjerë. Ai përfshin gjithë Shqipërinë, gjithë shtresat shoqërore të vendit tonë. Kolektiva punonjës, kooperativa bujqësore, fshatra e krahina, institucione të ndryshme shkencore e kulturore, punëtorë, kooperativistë, shokët e vet të punës, intelektualë, të rinj, nëna dëshmorësh e heronjsh, pionierë, kanë shkëmbyer vazhdimisht letra e telegrame me shokun Enver. Nëpërmjet këtij letërkëmbimi firma e dashur «Juaji Enver» hyri në zemrat e njerëzve duke i çuar ato peshë duke lënë atje gjurmë të pashlyeshme.
      Ky letërkëmbim u solli njerëzve pranë mendimin largpamës dhe dashurinë e pafund të Partisë, ai u bë pjesë e pandarë e jetës dhe sukseseve të popullit.

  6. Ky putana ketu me siper pasi u vel duke ja mbajtur Sales ne goje tani ka filluar tja marre Ilirit ,une e rekomandoj tja marri Gent kakes me vone .

  7. Nëse atëherë ju kujtohet, ose po të shikojmë filmimet e kohës, të gjithë ata që ishin më Partinë Demokratike, që nga Ramiz Alia e deri tek Sali Berisha, të gjithë mbanin pardesy të bardha dhe kur dilnin jashtë shtetit ata visheshin me të njëjtat pardesy të bardha.

    Do thoni ju, pse vishnin pardesy të bardha? Ata i vishnin që të njiheshin nga sigurimi i shtetit dhe mos i ngacmonin. Të tjerëve u thua: Ngrihuni e demonstroni dhe mua, Kiços, më thoshnin futu te këta, shtypi me ushtri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *