• |
ide | kryesore

7 raste kur Princeshë Diana theu rregullat mbretërore të prindërimit

-Instant, Paparazzi, Slider



Princeshë Diana, tashmë njihet si një figurë rebele dhe frymëzuese në mbretërinë britanike.

Thuhet se ajo ka thyer më shumë rregulla mbretërore se të gjithë dhe ndoshta kjo ishte një nga arsyet pse njerëzit e donin atë si personazh. Megjithatë, kur bëhet fjalë për prindërimin, shumë gjëra janë më të rëndësishme se kufizimet mbretërore dhe Diana e kishte të qartë këtë.

Më poshtë gjeni 7 prej rasteve, që tregojnë se Princesha theu rregullat:

1. Ajo lindi në spital

Princesha Diana ishte e para në historinë mbretërore që theu traditën e lindjeve në shtëpi. Ajo solli në jetë Princin William në spitalin St. Mary në Londër. Edhe lindja e Princit Harry nuk ndodhi në pallatin mbretëror. Gjatë lindjes së djalit të dytë, ajo nuk mori asnjë ilaç kundër dhimbjeve të lindjes.

2. I dha përparësi fëmijëve dhe jo ‘detyrave’ mbretërore

Thuhej se Princeshë Diana “nuk donte asgjë më shumë sesa të qenit nënë”. Në një intervistë, babai i saj i ndjerë, John Spencer kujton se ajo gjithmonë i kishte dashur foshnjat dhe fëmijët e vegjël që kur ishte më e re.

Princesha gjithmonë sigurohej që të ishte aty për fëmijët e saj dhe t’i vinte ata të parët, mbi gjithçka tjetër.

Ndonëse ishte kundër rregullave, ajo nuk ngurronte t’iua shprehte dashurinë fëmijëve të saj, edhe në daljet publike, duke i mbajtur në krahë apo duke i përqafuar ata.

3. Princeshë Diana dërgoi fëmijët e saj në shkollë

Ajo luftoi për t’i dërguar djemtë e saj në shkollë publike. Princi William u bë trashëgimtari i parë i fronit mbretëror, i cili nuk mori arsim privat në shtëpi.

4. Ajo i merrte djemtë me vete në udhëtimet zyrtare

Princeshë Diana ri-shkroi një rregull kur mori Princin 9-muajsh, William, për një udhëtim në Australi dhe Zelandën e Re. Para kësaj ngjarje, fëmijët mbretërorë duhet të qëndronin në shtëpi, ndërsa prindërit e tyre udhëtonin për çështje zyrtare.

Në ditët e sotme, Harry dhe William marrin fëmijët e tyre me vete në udhëtime zyrtare.

5. Përkulej për të folur më mirë me fëmijët

Një nga veprimet e saj më të zakonshme ishte të përkulej, për të qenë në nivelin e syve me fëmijët me të cilët fliste, jo vetëm me fëmijët e saj.

Edhe fëmijët e saj sot, bëjnë të njëjtin veprim.

6. I ‘ekspozoi’’ princat ndaj jetës së zakonshme

Princeshë Diana dëshironte që jeta e fëmijëve të saj të ishte sa më e zakonshme. Sipas disa prej anëtarëve të stafit mbretëror, ajo bënte gjithçka që mundej që fëmijët të përjetonin ngjarje të përditshme si një film në kinema, pritja në radhë për një hamburger, një pasdite në park etj.

7. Diana ishtë një mami ‘praktike’

Nga gjidhënia e fëmijëve deri tek rregullmi i orareve të saj për t’iu përshtatur fëmijëve, Princeshë Diana ishte një nënë moderne dhe praktike. Një nga shprehjet e saj më të famshme është: “Mos më quani “ikonë”. Jam thjesht një nënë që përpiqet të ndihmojë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *