• |
ide | kryesore

Akuzat/ PD padit në SPAK Edi Ramën dhe 15 ministra, kryebashkiakë dhe deputetë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Partia Demokratike kallëzon në SPAK drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste, duke nisur nga Edi Rama, disa ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe drejtorë. Në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, janë 16 persona që kallëzohen se po përdorin funksionin publik për interes elektoral.


• Edi Rama, Kryeministër
• Elisa Spiropali, Ministër i Marrëdhënieve me Kuvendi
• Anila Denaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë
• Arben Ahmetaj, Ministër i Rindërtimit;
• Belinda Balluku, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
• Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste
• Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë;
• Rakip Suli, Kryetar i Bashkisë Kamëz;
• Emiriana Sako, Kryetar i Bashkisë Durrës;
• Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak;
• Artur Bushi, Kryetar i Bashkisë Krujë;
• Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë;
• Dritan Agolli, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit;
• Bujar Çela, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;
• Sadi Vorpsi, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;
• Karolina Kostallari, Drejtues i Njësisë Administrative nr.10 Tiranë
• Çdo person i paidentifikuar deri më tani nga ana jonë, por që me veprime konkrete rezulton mbas hetimit që ka përgjegjësi penale.


PD i ka kallëzuar të gjithë për 2 vepra penale, “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Disa nga shembujt e sjellë janë përfshirja e Edi Ramës, Elisa Spiropalit, Taulant Ballës, Belinda Ballukit, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt etj në aktivitete që kanë të bëjnë, kryesisht, me rindërtimin pas tërmetit, ku përdoren burime dhe para publike, si dhe me dhënien e certifikatave të legalizimit apo investimeve të tjera publike.

Sipas PD, publikimi i këtyre aktiviteteve është i ndaluar edhe me vendim të KQZ, bazuar në ligjin e miratuar sipas marrëveshjes së qershorit të kaluar. Pak kohë më parë PD dorëzoi një kallëzim të veçantë në SPAK për Ministren Olta Xhaçka, e cila ka përdorur disa herë helikopterin ushtarak për qëllime elektorale.

“Megjithëse nga SPAK nuk ka akoma asnjë reagim për disa kallëzime, PD i kërkon Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion të bëhet përçues i zërit të qytetarëve të ndershëm që besojnë se ligi është i barabartë për të gjithë.

Ky kallëzim apo kallëzimet e ngjashme me të janë rasti ideal që edhe SPAK të sprovohet në sytë e mbarë opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar dhe të tregojë me vepra se organet ligjzbatuese shqiptare do të vendosin përpara përgjegjësive çdo shkelës të ligjit, pavarësisht nëse është i pasur apo i veshur me pushtet” – thuhet në kallëzimin e PD. ©LAPSI.al

3 Comments

    1. hahah te dhemb suma ty qe “qiEt” m’yth ai? Puna eshte se qeveria e KM yt i dashur po qin gjithe shqiptaret, perfshire dhe ty, nese je i tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu