• |
ide | kryesore

Çmimi që do paguajmë për dhuratat e Erdoganit

-Instant, 1, Arkiva, Ide

Sot në Ankara ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Kryeministrit shqiptar i është organizuar një nga pritjet më solemne dhe më pompoze që mund të ekzistojnë. Edi Rama hyri triumfator në pallatin madhështor me 2 mijë dhoma, garda e meherëve, e veshur me uniformat e ish mbajtësve të tendës së sulltanit, bëri roje nderi përpara tij, ndërsa vetë Erdogan nuk i kurseu epitetet: vëlla, mik dhe aleat.


Lexo me tej:


Erdogan me Ramën: Zgjedhjet e 25 Prillit të jenë të dobishme për shqiptarët

Përpos ceremonialitetit pati edhe më shumë se kaq. Raisi i Turqisë premtoi për të ftuarin e vet mbështetje në zgjedhjet e 25 prillit, ai pohoi se investimet turke do të rriten, ai konfirmoi se ndihma bujare do të shtohet, ashtu sikurse ndodhi gjatë pandemisë dhe tërmetit.

Nuk do të jetë çudi që dhuratat, ndoshta lokale, apo qoftë edhe ndërkombëtare të Erdoganit për Edi Ramën, të jenë edhe më të mëdha në ditët e ardhshme.

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama- Erdogan?

Por, pavarësisht nga ky gjenerozitet pompoz dhe nga kjo mbështetje e pakufishme, e denjë për marëdhëniet që sulltanët e dikurshëm i falnin vasalëve më të bindur, asnjë qytetar tjetër përpos kryeministrit tonë nuk ka arsye të ndihet i lumtur.

Sepse dhuratat personale të presidentit islamo- konservator turk për Edi Ramën po paguhen me çmimin e shtrenjtë të erdoganizimit të Shqipërisë.

Sot ne jemi vendi i vetëm në Europë që ka një kryeministër që ka pranuar versionin e regjimit autokratik të Turqisë, se grushtin e shtetit të korrikut 2016 e organizuan gylenistët. Sot ne jemi i vetmi vend që si pasojë e kësaj marëdhënieje okulte, kemi ekstraduar mësues turq që rezikojnë të marrin dënime kapitale në Turqi (shkrimi poshte).

Ne po nëpërkëmbin ligjet tona duke mbyllur shkolla e kolegje sipas orekseve të Erdoganit madje dhe duke shkelur ligjet e vendit.

Tirana është sot një qytet që ka në zonën e saj më ekskluzive një monument në nder të martirëve të një puçi të pavërtetuar.

Komuniteti musliman ka dorëzuar mëvetësinë dhe ka ndryshuar drejtuesit e tij në bazë të udhëzimeve që vijnë nga Ankaraja.

Shteti ka përdhosur një princip të panegociueshëm duke i lejuar kalifit otoman të financojë xhaminë më të madhe në vend, madje dhe ta modelojë sipas shijeve të tij.

Rama dhe Erdogan heqin maskat: “Dorëzimi i gylenistëve, ç’dhuratë pret Rama?

Prandaj, çfarëdo pritjeje madhështore ti organizojë Erdogani Ramës, apo çfarë do lloj pompimi të reket ti japë ai në skenën ndërkombëtare kryeministrit tonë, kjo nuk është një gjë që na bën krenarë. Pasi kostoja që po paguan krejt shoqëria nga kjo përkëdhelje personale është disa fish më e madhe.

©Lapsi.al

24 Comments

  1. Kalova lumin te dhjefsha kalin.
    Liria paguhet,nuk eshte e lire.
    Ne po I japim grekeve toka per vorrezat e nje lufte para 100 vjeteve
    Ku ta gjesh nje Mik ne keto kohe.
    Jemi pordhace dhe fukarenj.

  2. Do shkojme krenare drejte perendimit ku jetojne mbi 1 milion Shqipetar…..por perfunduam ne lindje te mesme , siç bente Enveri Jugoslavi Rusi Kine ….kur ai vdiq nuk kishim buke per te ngrene

  3. Te paret tane mezi bene nje cope shtet te pavarur..Ne 8 vite te Rames po japim detin , token grekerve u zbythem ne Eu dhe tani po i lepijme B…Erdoganit…Rama po pergatit Azilin e tij pas zgjedhjeve, nderkohe ne do te vuajme islamizimin e Shqiperise dhe renien e saj nen pushtetin e otomaneve te rinj..dhe largimin nga EU ku ishte qellimi i te pareve tane!

  4. Bushati eshte si ata kalamojte e vegjel qe i kur i rrifshe me shpulla fillonin e qanin duke thone qe hajde se do kalosh anej nga lagja ime…..

  5. Voten do ja jap rames se te votosh per lul koqen dhe monabucen eshte turp

    Po ama me kta turqit e ka dhi i gjati. Cpun kemi ne me kte race te prapambetur kadaifash anadollake qe na lane me shekuj prapa bote? Turp

  6. Eh, Sali Berisha..ku je?!

    T’i kishe vendosur pesë snajperat ne tarracë dhe te guxonte kush te afrohej, te rrethimi i jashtëm.

    Pale t’i ngjiteshin mureve te godines qeveritare

  7. Nderimet otomane mund të jenë të tilla si ato të disa shekujve më parë kur i ftonte sulltani pastaj ua priste kryet dhe ua vendoste në tepsi, pabesia ka qenë karakteristikë e shtetit turk sidomos ndaj shqiptarëve le ti gēzojë Rama dhuratat turke ato përmbajnë helmin për kombin Shqiptar.

  8. Ajo SHBA që i dha përgjigje “çadrës” dhe bojkotit të 2019, është ajo SHBA që i dha dje përgjigje dhe marrëzive të Donald Trump-it dhe partizanëve të tij, duke qëndruar të bashkuar republikanë dhe demokratë.

    E gjithë ajo që ndodhi në SHBA, është një kujtesë për këdo që gjuhën e dhunës e ka të vetmen shpresë për fitore, është një kujtesë për Sali Berishën, që thotë se nëse nuk fitojmë më 25 prill do djegim Shqipërinë, është një kujtesë për Ilir Metën, që mendon se më 25 prill, si humbës mund të provojë të përdorë forcën për të marrë pushtetin duke shpikur manipulimet dhe të vërtetat alternative.

  9. Turqia eshte investitori me i madh ne Shqiperi. Duhet te jesh idjot qe investitorin ma te madh ta trajtosh si armik.
    Jam dakord me Bushatin qe kjo vizite eshte bonus per Kryeministrin tone deshtak. Por kur kemi nje opozite superdeshtake nuk na e ka fajin Erdogani. Shkruan per heqje dore nga mevetesia e komunitetit mysliman, çfare duhet te beje komiteti mysliman, kur e sulmojne dhe ja vjedhin pronat kush te mundet. Pse Katoliket e Ortodoksit kane mevetesi? Guxo ne ngasesh katoliket e ortodoksit e do shohesh kercenimet e shteteve qe jane pas tyre. Ne politike eshte nje filozofi qe quhet “Real Politika” e kjo filozofi nuk meret me ideologjite apo keqperdorimet e historise ajo meret me perfitimet, e jo me etiketime emocionale e ideologjike. Nuk jam nga ata qe e dua kete kryeminister, nuk do ta votoj por ne raportet qe ka vendosur me Turqine une e konsideroj te sukseshem. Ne fund nga ky raport fitojne shqiptaret.

  10. Nejse, se paku Rama mori kompensimin nga Greqia per ato 12 miljeve det te falur atyre dreqerve! Micotaqka i premtoi ti jape “nje sasi” vaksinash per Covid (e konfirmon Top-Channel)
    E shikoni pra sa largpames eshte per pazare Timonieri yne?

  11. Unë e kam thënë hapur atë që mendoj për Donald Trump-in dhe nuk e kam fare problem ta përsëris as këtu as kudo që të jetë; as në shqip dhe as në anglisht, që Donald Trump është kërcënim për Amerikën”, e përsëriti deklaratën e tij Rama, e cila bëri jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

  12. …dhe pastaj shkonte ti lepinte bythen per nje foto atij kercenimit Trump dhe shkoi me tej, duke i marre per servilizem ato mijra Muxhahedinet iraniane qe nuk i strehon askush, as Amerika vete! Po rri mor dreq e mos na derdellit kot per fjalet e nje budalle si Rama qe na beri Erdoganin “Vellain e gjithe shqiptareve”

  13. në Tiranë u instalua një ethe trumpiste, që natyrisht nuk vinte nga baza e PD-së, e cila si forcë politike ishte konservatore dhe pro-perëndimore, por nga vulgu i porositur i qarqeve Berisha- Meta, që mbollën një stinë urrejtjeje dhe fake news-i.

    Pikërisht në atë kohë doli lajmi i rremë i kontenierëve me mbetje toksike nga Italia.

    Nisi të implementohet në media dhe në rrjete sociale një klimë gjoja “anti-establishment”, por që mbronte establishmentin më të madh e më jetëgjatë të Shqipërisë, siç ishte ai i Sali Berishës dhe i Ilir Metës.

    Lulzim Basha, siç dihet, pagoi me para që vinte nga kanale ruse lobimin tek Ted Cruz, një nga senatorët që përkrahu pushtimin e Capitol Hill-it dy ditë më parë, për të dalë në foton e famshme me Donald Trump O loqja e majte e salihut marveshjen per muxhahedinet e ka firmosur nano salihu pranoje 200 te paret dhe rama vazhdoje mareveshjen kjo eshte e verteta o shpellkar qe i thua vetes qytekar

  14. Po nashti qe iku Trapi, si do ja bejme
    Do kthehemi e t’i themi Sorosit :
    Kopetenti te na fali, se bythqira jemi ne !!!
    Kemi per te pare gallate …

  15. volumi i punës që do të duhej për të bërë atë sistem vaditjeje-drenazhimi-menaxhimi të ujërave që kishte Shqipëria në vitin 1990, kushton sot jo më pak se 2 miliardë dollarë amerikanë”.

    Kjo është shifra.

    Natyra ta kthen kusurin. Atë që i ke bërë, nuk ta harron; të vjen mbrapsht e të përplasetet në fytyrë, bash atëherë kur mendon se ja ke hequr paq dhe i ke rregulluar punët e tua mirë e bukur.

    Këtë i kemi bërë Shqipërisë këto 25 vjet, dhe hakmarrja po na vjen rregullisht, me racion të dhimbshëm, çdo dimër.

  16. Edi Rama ka zgjedhur te beje servilin me kedo jashte vendit per te mbajtur pushtet brenda vendit. Kot e ka, se servilizmi ne politike eshte me afat skadence! Ja, shembulli eshte Hashim Thaci…

  17. Ilir Meta ka nxituar për të shkuar drejt qytetit të Shkodrës ku i ka ardhur në ndihmë kryebashkiakes në detyrë Voltana Ademi.

    Kjo e fundit ka rezervuar së pari një drekë me produkte zgare dhe verë të kuqe për kreun e shtetit ku kanë diskutuar për situatën e përmbytjeve që kanë ardhur si pasojë e reshjeve.

  18. Sali Berisha dhe UDB-ja pas sulmit me armë të Leka Zogut ndaj KQZ-së në ‘97, si na dha Princi votat në Kuvend në këmbim të disa sixhadeve dhe tapeteve

  19. Ndaj Berisha nxitoi që të vetshpallej viktima e dytë në botë pas Trumpit, që do ti mbyllet Facebooku. I duhet shumë sot një asocim me fatin e Trumpit, me idetë paranojake të komplotit ndërkombëtar kundër tij dhe vazhdimin e jetës pas “vdekjes politike” të 25 Prillit. Dhe i ka aq gati shumciën e tyre që do ta besojnë këtë, sa më duket sikur janë nisur qysh tani të mbushin

    “Bulevardin Trump” në Kamëz, për të nisur betejën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu