• |
ide | kryesore

Arrestohet në Kavajë 55-vjeçari që kërkohej në Itali për shfrytëzim prostitucioni

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Kavajës ka arrestuar një 55-vjeçar të shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Rrogozhinë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Xheladin Deda, 55 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 4 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Dhunë seksuale”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *