• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh në LSI/ Prapaskenat e largimit të ish-ministrave të Metës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Largimi i Nasip Naços nuk ka qenë një surprizë për drejtuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sapo ai shpalli përkatësinë në PS, përkrah Blendi Klosit dhe e quajti ish partinë që e bëri ministër “një eksperiment politik”, në media nisi të qarkullojë një video ku kryeministri Rama dhe i larguari tjetër i LSI-së, Lefter Koka e ftonin për një “gotë verë ose për një gotë raki Skrapari” duke e ngacmuar të tregonte “burrërinë” dhe t’u bashkohej në tavolinën ku ishte ulur edhe Damian Gjiknuri.

Siç treguan zhvillimet, Nasip Naço e ngriti dollinë për aleancën e re me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Me shumë gjasë ai do të jetë në një vend të sigurt në listën e deputetëve të PS-së në Berat. Lefter Koka tregoi këtë të mërkurë se Nasip Naço ishte caktuar nga LSI si kandidat i Durrësit, por aty ishte spostuar për hir të vendimit për të vendosur në krye të listës Elona Gurin. Emri i saj përmendet edhe në videon ku Rama dhe Koka e ftojnë Nasip Naçon t’u bashkohet në tavolinë. Duke qenë se nuk ka pranuar të renditet pas Elona Gurit, ish Ministri i Drejtësisë është zhvendosur në Berat, por edhe atje, LSI kishte caktuar tashmë një emër tjetër. Berati iu besua Ardit Çelës, i cili tha sot se Naço është shoqëruesi i pestë i Klosit dhe kjo s’duhet ta shqetësojë partinë.

Kësisoj, duke menduar se nuk mori vendin e merituar në listat e kandidatëve për kontributin e tij në Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe duke pasur gati ofertën nga Rama, Naço është larguar nga radhët e LSI.

Historia e largimeve nga LSI

Nasip Naço është i fundit i një serie “tradhëtish” që ka njohur Ilir Meta nga vartësit e tij në parti. Pasi shpalli aleancën me Berishën në 2009, u larguan demonstrativisht nga radhët e LSI disa emra të njohur që ishin shkëputur më parë nga PS, si Pëllumb Xhufi, Fatos Klosi, Ndre Legisi apo Sabit Brokaj. Bashkë me video-përgjimin doli në sytë e publikut ikja e Dritan Priftit, një prej bashkëpuntorëve më të ngushtë të Metës. Disa vite më parë, nga LSI u largua një bashkëpuntor tjetër i tij i ngushtë, Spartak Braho. Ndërkohë pas dorëzimit, të mandateve të deputetëve, ishte Lefter Koka që nuk pranoi të dorëzonte mandatin e tij dhe iu bashkua Partisë Socialiste dhe Edi Ramës.
Nasip Naço nuk është i vetmi nga ish ministrat që është shmangur nga LSI. Duket i tërhequr Edmond Haxhinasto, që ka pasur një dikaster të rëndësishëm si ai i transporteve apo edhe Sokol Dervishaj. I distancuar nga kjo parti duket edhe Ylli Manjani, ish ministri i drejtësisë gjatë aleancës me PS.

Strategjia e ofertave nga Rama 

Ndërkohë që shmangen ish bashkëpuntorë të LSI ndër vite, fokusi i Monika Kryemadhit, duket të jetë në promovimin e emrave të rinj. Si do të ndikojë kjo në rezultatin e 25 Prillit mbetet për t’u parë, por duket se në anën tjetër Edi Rama ka nisur ofertat dhe është gati të ulet për një gotë, qoftë me verë, qoftë me raki për të pakënaqurit e LSI-së.

Nasip Naço dhe Lefter Koka nuk ndërruan rastësisht partinë. Kjo duket si një strategji e menduar mirë nga Rama për të goditur pikërisht ish-partinë e Ilir Metës me të cilin nuk e ka rastësisht konfliktin më të madh në publik. Edhe në prapaskenë socialistët kanë muaj që po punojnë në bazë për të kthyer për vete funksionarë të LSI-së. Pak kohë më parë mori teserën e PS-së, Elez Gjoza që për vite ka qenë funksionar i LSI.

Efektet janë disa. Në njërën anë, krijon idenë në publik se në LSI ka rrjedhje dhe pakënaqësi. Në anën tjetër acaron kundërshtarët e tij politikë. Siç e përshkruan në librin e tij “Kurban”, Ilir Metën, duket se Rama tenton ta provokojë dhe paranoja dhe mosbesimi nuk mund të japë veçse efekte negative 4 muaj para zgjedhjeve.

“Duke e njohur mirë Ilir Metën, paqëndrueshmërinë e tij, paranojën se çdo njeri që ka pranë kërkon t’ia hedhë dhe delirin e lindur bashkë me LSI-në për të futur një sferë të madhe në një sferë të vogël, që i ngrinte krye sa herë ngacmohej prej të qenit në paqe e sidomos prej komplimenteve pa karar a thashethemeve me zarar që i bënte shpura e pandarë e servilëve të tij, injorantë deri në dhimbje e dallkaukë deri në bezdi, me të cilët është rrethuar tradicionalisht për t’u mbrojtur nga ata pak bashkëpunëtorë me mend që ka pasur afër, e ftova për bisedën që bëmë”, shkruante Rama në librin e tij.©Lapsi.al



11 Comments

    1. Nuk eshte histori e largimeve. Por realitet i organizates me te madhe te krimit te organizuar ne vend. Asaj qe drejtohet nga Rama. Me trafikant droge e kontrabandime e pastrim parash si vellezrit Koka ne Durres, bashke me Don Laze Hasanbelliu. Nasipi, nje cope idioti i korruptuar qe shijoi parane e madhe kur qe ne Durres. Dhe e kaloi 10 mil euro kur qe minister drejtesie. Nje skuth dhe cerr kriminelesh. Zonen e Beratit shoku Rame e kontrollon me plehren me te rrezilshme, ose kollaren e bardhe Nor Shameti. Truri i rekrutimit te elementeve te krimit e droges ne Fier dhe sidoms Berat, bashke me Klos blendushin. Ju mendoni apo pyesni per SPAK??? Aha e keni kot se prokuroret me pare japin earein porosi te Nor Shameti e pastaj shkojne te bejne shurren.

  1. Si do ket fytyt te kerkoi vot kur para 4 viteve çfar nuk thoshte nasipi kena km ton per meten keta dylberet kush i voton ju thafshin duart majtas e djathtas

    1. Hahahah, po keta po i puthin bythen rames pwr tu fut prap neps.Ja ku eshte 25 prilli shoku.Do qani e quraviteni prap

  2. Levizja eshte e qarte. Diversion politik. Nderkohe qe baza e votuesve te PS largohet dhe nje pjese e mire e tyre shkon me LSI, Rama dhe te tijte perpiqen te thone se nga LSI po largohen “figurat” per te krijuar keshtu nje peshtjellim tek kundershtari. Po t’i analizosh nje nga nje “figurat” qe largohen ng a LSI, kupton qe numri i votuesve qe ata marrin me vete, eshte shume me i vogel se numri i votuesve qe LSI i merr PS ose rilindjes. Pakenaqesia ne bazen e majte ka arritur ne maksimum dhe kjo padyshim qe sjell rrjedhje votash. Rama kete goditje qe po merr mundohet ta amortizoje duke krijuar pershtypjen se eshte ai qe po merr nga LSI dhe jo LSI qe po i merr bazen e votuesve. Kuptohet qe video eshte postuar me deshiren e Rames, biles eshte realizuar me deshiren e tij per ta shfaqur me pas si fitore te tijen duke iu krijuar mundesine per te folur spiropalisteve dhe taulanteve dhe duke iu krijuar iluzione te pavlefshme ndjekesve ose militanteve fanatike. Ne zgjedhjet e 25 prillit, per rilindoret nuk eshte aq e rendesishme vota e Nacos, por sa vota mund te sjelle Naco. Mund te coje Naco ndonje numer te konsiderueshem votash tek rilindja? Kjo eshte pyetja qe duhet shtruar. Sa per klime te tilla nga njera ane ne tjetren jemi mesuar. Te gjitha behen per te ulur prapanicen ne ndonje karrike pushteti. Qe te mos e zgjasim, menyra e te berit politike e Rames eshte bere e qarte per te gjithe tashme dhe kushdo qe ka dy gram tru i kupton levizjet e tij, njelloj sic dihen ato qe do e thote Rama, sa here hap gojen. Frika eshte se LSI do jete ajo qe do e rrezoje nga pushteti dhe do ta shese Voten e Nacos sikur te ishin nja 20 mije vota qe i ikin LSI. Politike qe bazohet ne njerez te shitur dhe aspak ne programe e parime. Fraza e fundit vlen per te gjithe forcat politike

    1. Hahahha.Na ke kenaq. Socialistet qe shkojne te lsi, hahaha.Po ti o rika e fi qe pa nasipin ne berat smer 1 vot lsi? Apo do i mari cela nga corovoda.

  3. Per fat te keq edi rama ka te drejte kur thote qe lsi eshte ndermarrje private biznezi. Ka te drejte se i njeh mire se i perkasin nje kallepi. Me njerez pa karakter, me njerez pa norma s’ben nena. Mu me vjen keq qe ky popull qe ka mut ne vend te trurit vazhdon te ndjeke ata qe e varrosen per se gjalli e nuk u erdhi keq aspak.

  4. Ore po keta te LSI sikur ishin pjesa me e kalbur dhe me e korruptuar e qeverive Berisha-Rama. C’ne qe po i merr te gjithe ky. Apo pastrohen kur hyjne te dera e Rilindjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *