• |
ide | kryesore

Jack Ma raportohet i “humbur” që prej tetorit të vitit të shkuar

-Instant, Paparazzi, Slider



Miliarderi kinez, Jack Ma, i cili është bashkëthemeluesi i Alibaba-s, është zhdukur në mënyrë misterioze nga një shfaqje televizive në vend, që u krijua nga vetë ai, ndërsa mediat e huaja raportojnë se pas kësaj qëndron fakti se ai nuk kurseu kritikat ndaj qeverisë.

Sipas Reuters, 56-vjeçari Ma u vendos si gjyqtar në finalen e “Heronjtë e Biznesit të Afrikës”, një shfaqje televizive për sipërmarrësit e rinj që u zhvillua në nëntor.

Kohët e fundit, Jack kritikoi qeverinë kineze për politikat e saj bankare dhe vendimin e saj për të ndërhyrë në perandorinë e tij. Autoritete kineze nisën në nëntor një hetim për atë që quhet ‘Amazon-i Kinez’, për shkak të transaksioneve dhe veprimeve financiare të dyshimta nga ana e kompanisë.

Nga ana e grupit drejtues të ‘Alibaba-s’ kjo u pa si një hap i qeverisë kineze për të “futur duart” në gjigandin e-commerce.

Ma është njeriu më i pasur në Kinë me një pasuri prej 60 miliard dollarësh.

Ai gjithashtu nuk u paraqit në takimin e dhomës së tregtisë së Shangait Zhejiang të këtij viti, ku ka mbajtur një fjalim çdo vit që nga viti 2016.

Bloomberg raportoi që Ma ishte paralajmëruar në fillim të dhjetorit të mos largohej nga vendi. Një hashtag “Ma Yun ndalohet të largohet nga Kina” – duke iu referuar emrit kinez të Ma – ishte censuruar në Weibo, por emri i tij nuk renditet publikisht në asnjë bazë të dhënash kombëtare të njerëzve që u nënshtrohen ndalimeve të tilla.

Nuk ka ende konkluzione të sakta, pasi informacioni nuk është i plotë, por BBC citoi një punonjës të Alibaba-s, që thoshte se “Ma shpesh merr pushime, para vitit të ri kinez, në shkurt”.

Martin Chorzempa, një studiues në Institutin Peterson për Ekonomi Ndërkombëtare thotë se kjo është e pritshme:

“Ju s’do donit të ishit në vëmendjen e publikut, kur kompania që keni është në një situatë të komplikuar politike.”
Sidoqoftë, goditjet e ndryshme mbi perandorinë e Ma-së janë interpretuar të gjitha si “përpjekje e qeverisë së Kinës për të frenuar një biznesmen që po tejkalon kufirin, pasi është bërë i njohur ndërkombëtarisht dhe nuk ka frikë të kritikojë publikisht qeverinë e partisë Komuniste Kineze”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *