• |
ide | kryesore

Komiteti Teknik në konferencë për mediat: “Nuk kemi raste me virusin e ri”

-Instant, Lajme, Të fundit



Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në fjalën e mbajtur në një konferencë për mediat, tha  situata nga koronavirusi është tashmë më e qëndrueshme.

Brataj nënvizoi se burimet e mjekësisë tashmë janë forcuar akoma më shumë.

“Situata tashmë paraqitet më e qëndrueshme, por të ardhmen nuk mund ta dimë. Mjekët kanë bërë shumë vizita në banesa. Veç kësaj, do të mbajmë akoma në dispozicion numrin jeshil. Ne do të jemi gjithmonë në dispozicion. Në këtë moment, kemi burimet akoma më të forcuara”, tha Brataj.

Ndërsa, kryetarja e Komitetit Teknik Mira Rakacolli, deklaroi se nuk ka raste të virusit të ri, duke shtuar se masat që janë marrë deri tani, do të mbeten në fuqi.

“Fatmirësisht, raste me virusin e ri nuk kemi.  Masat që janë marrë deri tani, do të mbeten në fuqi, si ora policore, mësimi në universitete etj”, u shpreh Rakacolli.



2 Comments

  1. NJeriu i Ri i Partise eshte vaksinuar me kohe per kete virus te ri!
    Nuk piesim ne per semundje – na ka kalitur Partija Heroinike!

  2. Po ku di gje ti moj qyqare nese ka ardhur apo ka ikur virusi i ri ?!?!
    Me cope mishi se ty nuku ka !
    Lexo ato trakte qe te thote Partia komuniste socialiste hajdutiste e edvin monstres !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *