• |
ide | kryesore

Kulisat/ Rama, ndërmjetës për pajtimin e Erdoganit me Micotaqis

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Edi Rama po punon fort për pajtimin Greqi- Turqi dhe për këtë qëllim u prit në mënyrë aq pompoze në Ankara dhe do të pritet po njësoj, te premten në Athinë. Ky është scoop-i që ka zbuluar gazetari Baton Haxhiu në emisionin “Opinion”.

Kam një bindje që kjo përpjekje mund të sjellë një rezultat diplomatik, që mund të jetë i rrallë”, tha ai.

Rama dhe Erdogan heqin maskat: “Dorëzimi i gylenistëve, ç’dhuratë pret Rama?

Konflikti mes Greqisë dhe Turqisë u ashpërsua shumë që prej gushtit të shkuar, kur incidentet e anijeve luftarake përreth ishullit Kastelorizio, në mesdheun lindor, krijuan tension mes krejt BE dhe Ankarasë.

Gjeopolitikë/ Gjithçka duhet të dini për betejën Greqi – Turqi, në Mesdhe

Sipas asaj që pretendoi se ka mësuar Baton Haxhiu, negociatat për pajtim po zgjasin prej muajsh dhe Edi Rama ka marrë një rol protagonisti në to.

“Kjo është një përpjekje e një shteti të vogël për të pajtuar dy shtete të mëdha… Unë mendoj se ndonjëherë njeriu është më i rëndësishëm se sa shteti”, tha Haxhiu që i veshi një rol protagonisti Ramës në këtë proces.

Pasi Fevziu këmbënguli në zbulimin e më shumë detajeve, Baton Haxhiu tregoi se Rama ka bërë çmos në afrimin e Ankarasë me Athinën duke shtuar: “është një prej përpjekjeve më të rëndësishme diplomatike dhe politike dhe këto përpjekje besoj që do e kenë një fund”.

Më shumë detaje për këtë fund Haxhiu ka treguar gjatë emisionit Shock të mërkurën në Euronews.

Duke debatuar me gazetarin Andi Bushati, që e etiketoi Ramën si vasal të sulltanit të ri otoman, ai parashikoi se zgjidhja e këtij konflikti do të bëhet në Tiranë: “Të shikojmë se ç’do të thotë Bushati pas vizitës së Ramës në Athinë dhe sidomos pas asaj që do të ndodhë në datat 18 dhe 20 janar në Tiranë, që do e ngrejë diplomacinë shqiptare në një nga pikat më të larta që ka pasur ndonjëherë”, iu përgjigj ai pyetjeve të gazetares Bruna Çifligu në emisionin Shock.

Lidhur me pretendimet e Baton Haxhiut, nuk ka asnjë konfirmim nga autoritetet zyrtare.

Kjo temë nuk u përmend as në ditën e parë të vizitës pompoze të Ramës në Ankara. E vetmja gjë që të bën të dyshosh se Rama po kërkon të luajë rolin e ndërmjetësit është se ai në muajt e fundit i ka bërë shumë lëshime të dyja palëve.

Çmimi që do paguajmë për dhuratat e Erdoganit

Nga njëra anë ai i ka hapur rrugë Greqisë në marrëveshjen e detit. Ai ndryshoi plotësisht 180 gradë kur plotësoi kërkesën e Athinës për zgjidhjen e çështjes përmes një gjykate ndërkombëtare. Ai duartrokiti vendimin e zgjerimit të Greqisë me 12 milje dhe firmosi nga ana tjetër tokën për varrezat e ushtarëve grekë.

Ndërsa Erdoganit po i plotëson kapriçot, duke shkelur ligjet shqiptare me ekstradimin e mësuesve gylenistë dhe mbylljen e shkollave të tyre në Shqipëri.

Gjithsesi, është shpejt të thuhet se kryeministri po nëpërkëmb interesat e vendit të vet, për të marrë rolin e një “lideri global” që influencon në ndërmjetësimin mes shteteve të mëdha.

©Lapsi.al



29 Comments

  1. Ueeeeeeeeeeeeeeee, edhe kjo ishte e padegjuar. Rama po pajton Turqine me Greqine!!!!!

    I rregulloi punet ketu aq bukur saqe tani do shuaje konflikete rajonale e globale.

    Ky boni copa kapuci shqiptaret keteaj e matane kufirit, e do pajtoje shtetet e tjera. Megjthate nuk eshte cudi ti pajtoje, se njerit i jep det e tjetrit Gylenistet. Sigurisht te fituar ne kete mes jemi dhe ne:)

    O Buton, te qifte Stanishiqi Batonin:)

    1. Hajde tani duroje edhe 4 vjet Ramutin. Ska me as sufllaqe.
      Po ne vdesim dhe sufllaqe nuk hame.
      Do hame sandwice dhe hamburger. Rilindasit le te hane sufllaqe.
      Megjithate 2025 nuk eshte larg.

    2. nuk eshte keq te pajtojn boten,hyn ne punet e mira,,por per te pasur besim fuqi kultur ,meshir vlera pajtimi vjen e pajton kombin e vet sjell gjen e vjellur per 1 shekull nga komunistet qe e administrojne mbi 2,400 familje qe jetojne jashte nje informa cion i f,bi per rrejtin social,do tu kthente pronat pronarve,te drejtit miret kan vetem nje fytur,jo si kameleoni qe ndryshon fyturen sipas ambjentit,burat flasin drejt,dhe nuk mashtrojn ,ky jo te pajtojn ,njerez ,por frika se i zhyt me thell,politikat e interesit quhen padrejtesi tjeter eshte padrejtesija tjeter e verteta,e verteta eshte rrug zgjillje pa probleme dhe padrejtesija jug problemesh pa zgjillje,padrejtesija eshte krijuar,per te qene shah mat kunder lojtareve te vet, keshtu qe zotni rama,nuk eshte prej atyre burrave te drejte qe flasin dhe perprojne drejte,keshtu qe ky vlen po aq sa puna qe ben padretesija humbje per ne ky ska asnje vler,ndoshta erdoan e respektoj si shqiptare pershkak konjukturash globale por shpejt do terhiqet ,sapo ta vlersojn punen e tije se nuk mund te ket sjellje te njejta me te gjith tju permbush interesat

    3. o pler batonovici kjo nuk eshte ndonje formule e re, Turqia gjithmone eshte pajtu me Greqine dhe Serbine duke sakrifikuar Shqiperine, ky”pajtimi” i fundit i mori nja 12 milje det shqiperise!!!

  2. Pirdh pirdh o buton..edhe token e detin prandaj po ia jep rama qe te zbusi greqine e te pajtohet me doganin. Butoni kujton se shumica jane injorant si puna e tij dhe i hane keto dokra te prositura per tu thene ne tv

    1. Shqupistat shohin endra me shitje deti dhe toke. Po kur ishin zgjuar dhe e shiten me firem dhe me vule, nuk u ndien.
      Flini flini deri ne 2025, dhe shikoni endra.

  3. Ne fantazosh se Edi Rama do ndermjetesoi ne konfliktin Turqi-Greqi, eshte me e pakta injorance, Turqia eshte e madhe jo Greqia, Edi Rama nuk eshte vasal i Turqise apo Osmaneve po deshet por eshte kryeministri deshtak i nje shteti te deshtuar e te varfer. “Nje dore qe te jep buke nuk kafshohet” Shteti shqiptar historikisht ka qene “vasal” ose lypes ma mire me thane i Italianeve, Jugosllaveve, Sovjetikeve, Kinezeve, B.E., SH.B.A. Te besh analizen e nje shteti te deshtuar si Shqiperia ne gjeopolitiken Rajonale e boterore eshte “Dokra t’hinit”

  4. Ah more Baston, more Baton. C’na u ngjite si mize kali neper emisione si megafon i Rames.

    Ashtu si konflikti shqiptaro -serb nuk shuhet kurre sepse ne themel te konfliktit eshte vete

    ekzistenca e Kosoves, ashtu edhe ne themel te konfliktit greko-turk eshte rrethimi i bregdetit

    te Turqise ne anen e Egjeut me ishuj greke dhe ne baze te ligjeve nderkombetare mbi detin

    Greqise i takon edhe shfrytezimi i pasurive te nendetit, Mentaliteti perandorak i Turqise nuk

    e lejon ate qe te pajtohet me kete “rrethim” nga ishujt greke aq me teper qe per shekuj e

    ka pase pushtuar Greqine . Tani na dalka Rama ti pajtoje. O ty te hengert goja ate qe nuk

    thuhet.

  5. Rama strategu i diplomacise,
    behet shkes edhe i miqesise,
    ja, Bjellorusine e normalizoi,
    Putin e Lukashenko qetesoi,
    ku jane trazirat e ku ka siklet,
    i zgjidh Rama yne pra fet e fet,
    tani ka misionin Rama tutkun,
    qe te pajtoje grekun me turkun,
    kriza jashte kerkon Ramuthi hajvan,
    kur ka krizen mullar ketu ky mjeran!

  6. Eh, Sali Berisha..ku je?!

    T’i kishe vendosur pesë snajperat ne tarracë dhe te guxonte kush te afrohej, te rrethimi i jashtëm.

    Pale t’i ngjiteshin mureve te godines qeveritare.e pranuat me ne fund o lapsi qe rama eshte lojtar ne kete Shahun ballkanik,

  7. O zot cfare shpikje! Sot po ndodh qe nje KM i nje shteti bananesh behet ndermjetes dhe zgjidhesh krizash i shteteve me influence nderkombetare.Kjo mendje e Batonit eshte brilante , kush mund ta besoje pervec idjoteve.O Bamut , ndermjetes dhe negociator per zgjidhes konfliktesh zgjidhet nje lider me influence nga nje shtet asnjanes( pa konflikt interesi) dhe jo nje njeri me benevreke ne koke, nje njeri qe nuk drejton dot nje shtet sa nje qytet i vogel ne bote.Rames nuk do i sherbeje ne zgjedhje asnje nga keto genjeshtrat e tua ,pasi eshte stomaku qe po uleret o Baton serbi.

  8. Pse eshte shpejt ?
    Rama nuk punon per pajtim te Athines me Ankarane por per karrieren e tij, kjo eshte e qarte.
    Ka kohe qe ben kete ne menyra te ndryshme.
    Rama akoma mban per vete Min. tone te Jashtme si Minister i saj dhe sja leshon njeriu.
    Ose kur Shqiperia mori lidershipin e OSBE ramuti u keput ndysh nga akrobacite diplomatike. U ofrua te zgjidh “mosmarrveshjen zgjedhore” ne Ukraine. Pastaj shkoi beri “bisedime” ne tavoline ruse ku i vune drune.
    Propagandoi “arritjet” e OSBE si te arritje te medha nga mje vend i vogel dhe shprehu se do donte te bente gjera edhe me te medha.
    Jo jo nuk i plas shume Rames per Erdoganin, maksimumi parate e tij.
    Restua eshte karriera e vet, Rama ngordh te katapultohet ne diplomacine europiane por jo si inferior por i niveli barabar me te medhenjte e saj.
    Paguan Shqiperia per urine e ramutit.

  9. Kam vënë re se në dy emisionet më kryesore të Klanit e të T.CH. (Opinion e Open), janë bërë të përhershëm , tek Fevziu Batoni e Lenci, e tek Vasili Kreshnik Spahiu apo Frrok Çupi.
    Këta shiten si “ekspertë” të vjetër kundërshtarë të opozitës.
    Por se ku kanë gjetur të dy emisionet edhe “kuadro të reja” komuniste
    Tek Eni Vasili është ngulur edhe njëfarë Ndreca që e shet veten si jurist i kategorisë ndërkombëtare, kurse tek Fevziu një mjekrosh tjetër i ri, njëfarë Zylo, që shitet si prrofesor doktor i shkencave politike të Oksfordit.
    Shoku Zylo. një admirues i madh i dymetroshit kryeministër, pasi pa që ideja e Batronit se Rama ka marë përsipër që si dipllomat i shquar të miqësojë Turqinë me Greqinë, shkaktoi të qeshura në studio, medemek për ti dalë në krah Batos, e çoi idiotësinë e këtij edhe më tej.
    Sipas shokut Zylo,, Edi Rama ja kaloi edhe Kisingerit si dipllomat, duke drejtuar si president për një vit OSBE ???????
    Topi i Kanaleve e thërret Kreshnikun si “ekspert” të drejtësisë, vetëm për të sharrë me urrejtje Lulzim Bashën, vetëm se ky e përzuri në vitin 2017 nga çadra e opozitës, si një sherxhi e ngatrestar.

  10. Po me c’fare do merret Rama kur nuk merret as me ekonomine, as me varferine, as me Shqiperine? Patjeter qe do i mbetet te rrije neper shalet e Micos, Erdoges e Vucos

  11. Po lideri global do i pajtoje… Madje Greqise i ka dhene dhe dymbedhjete milje (nepermjet gjykates nderkombetare). A jemi me shumice myslimane ne? Erdogani ka premtuar shum gjera! Po c’rendesi ka kjo kur mediat ne Shqiperi jane te angazhuara me cfare po behet ne Amerike…

  12. Ajo SHBA që i dha përgjigje “çadrës” dhe bojkotit të 2019, është ajo SHBA që i dha dje përgjigje dhe marrëzive të Donald Trump-it dhe partizanëve të tij, duke qëndruar të bashkuar republikanë dhe demokratë.

    E gjithë ajo që ndodhi në SHBA, është një kujtesë për këdo që gjuhën e dhunës e ka të vetmen shpresë për fitore, është një kujtesë për Sali Berishën, që thotë se nëse nuk fitojmë më 25 prill do djegim Shqipërinë, është një kujtesë për Ilir Metën, që mendon se më 25 prill, si humbës mund të provojë të përdorë forcën për të marrë pushtetin duke shpikur manipulimet dhe të vërtetat alternative.Shpellkare qe nuk duan ta shohin realitetin me sy,por kerkojne dhe duan rrumpallen e salihut dhe trampit si dy pika uji ngjajne keto loqet

    1. Po pse o kokloqe, ne 21 janar cfare bene shpellkaret e Edit?!! Dogjen makina n shesh dhe iu versulen kryeministrise, ku ata qe ‘protestonin’ ishin pronar pallatesh!!

  13. E ka zene sikleti Ramen budall,
    edhe fort na eshte zene ne hall,
    s’di kujt bythen t’ja lepij me par,
    a Micos, a Vucos a Taipit gomar,
    eshte bere loloja i Ballkanit sot,
    bythlepires pra qe te vjen ndot!

  14. o pler batonovici kjo nuk eshte ndonje formule e re, Turqia gjithmone eshte pajtu me Greqine dhe Serbine duke sakrifikuar Shqiperine, ky”pajtimi” i fundit i mori nja 12 milje det shqiperise!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *