• |
ide | kryesore

Lefter Koka flet për videon që i çoi Nasip Naços me Ramën: E ftuam që në verë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-deputeti dhe ministri, Nasip Naço zyrtarizoi sot kalimin nga LSI te PS. Por kjo situatë që sot doli në sipërfaqe ishte përgatitur më herët dhe në mes duket se “shkes” ishte një tjetër ish i LSI-së, Lefter Koka.

Por si qëndron e vërteta? Lefter Koka në një intervistë mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në ABC mohoi të ishte ndërmjetësi, ndërsa për videon e publikuar në rrjetet sociale tha se është bërë në fund të sezonit veror. Ai foli edhe për rikthimin te PS-ja dhe zgjedhjet e 25 prillit.

Pjesë nga intervista e Lefter Kokës për ABC

Shehu: A ka mundësi të më jepni një opinion për lëvizjen e zotit Naço nga LSI-ja te PS-ja, e gjeti kurajën më në fund?

Koka: Jam njohur sot nga mediat, sigurisht jam i befasuar. Di që këto kohët e fundit ka qenë caktuar në Durrës më pas në Berat. Kam më shumë se dy vjet që nuk jam pjesë e LSI-së.

Shehu: Ju keni pasur kontakte me Naçon këto kohë, cilat ishin pakënaqësitë e tij?
Sigurisht është edhe për të qeshur me atë video që qarkulloi sot, është e bërë në fund të sezonit verior, ka qenë një komunikim mes miqsh.

Shehu: Por ka pasur një ofertë të qartë nga Rama, a keni lobuar ju që ai të largohet nga LSI?
Unë nuk besoj se as Naço dhe as unë nuk e kemi as moshën, dhe kemi eksperiencën të mos influencojmë te njëri tjetri për vendimet. Kam bërë një bisedë të sinqertë mes miqsh më parë kur u caktua në Durrës dhe sikur funksionon, i kemi thënë njëri tjetrit që në cdo rast të komunikojmë me njëri tjetrin nëse do të kishte keqinterpretime dhe ishte komunikim mes miqsh.

Shehu: Do të jeni një vlerë e shtuar ju për PS-në?
Unë jam një ndër ata që do të kontribuojë në këtë parti. Edhe një votë konsiderohet vlerë. Është një eksperiencë, një investim i bërë ndër vite, që unë besoj se do të jetë kontribut për PS-në.

Shehu: A është e ndershme t’i kaloni votat nga njëra parti te tjera?
Kjo është ndoshta një temë shumë e gjatë për t’u diskutuar. Unë do të flas në rastin tim. Kam përfaqësuar PS-në në vitin 2008, kam pasur një raport të ftohtë me Ramën pas largimit të Nanos ku kandidova për LSI-në. Ajo që nuk kam dëshiruar, këtë i kam bërë të qartë dhe kryetarit të LSI-së, që të vinte një situatë të bëhej një aleancë me PD-në.



6 Comments

  1. QR, Koka analfabet funksional me Diplome fallco nga Maqedonia ben ligjin. Dhe ky barboni tjeter qe beb gam gam me te. Trego se me ca rrotkarash rri e ka miqesi (lidhje biznesi) ky far KM dhe meret vesh ca mut qeveria e shtet pacavure jemi.

  2. Koka Lefter,eshte nje hajdut i cili nese do kishte sot drejtesi ne kete vend do ishte pas hekurave !
    Ne çdo kontrate dhe urdher pagesat kane firmen e tij,per inceneratoret dhe jo vetem por ka probleme dhe ne Ishem……!!!!!!!!!!!!
    Ministria qe ai ka drejtuar ka qene thjesht nje bordello publike,dhe kjo fale natyres monstruoze dhe frustrimeve te tij seksuale !
    Normale qe do i bashkohen vjedhesit,perversit,monstres Edi Rama,si strehe e zgjedhjes si deputet ne 2021 !
    Edhe i ftuari i tyre,ka te njejtat simptoma,eshte i perfshire ne afera marramendes vjedhje me prokurime per sa kohe ka drejtuar min.e drejtesise !
    Çfare do te thone Socialistet per prurjet e reja te ketyre “Intelektualve” zoti na ruajte ?
    Me siguri Majko do do jete duke rregulluar nofullen e nuk flet dot ?Se per Teatrin kishte dhemballen keq !Hahahahahaah,Gjino !

  3. Kjo tregon batakun ku ka ren politika dhe se cfare m drejtesie kena por po te hetohen keta horra e kan vendin mbas hekurave ,Por kjo rrumpalla ,ishalla po i vjen fundi qe te vejn mend keto horra qe e kan kthy shqipen ne placke tregu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *