• |
ide | kryesore

Makina e shkatërruar, brinjë të thyer e shpretka e dëmtuar: aksidentohet rëndë Drejtori Sportiv i Romës

-Instant, Sport



Aksident i keq automobilistik natën e djeshme për Morgan De Sanctis. Drejtori sportiv i Romës, i cili nuk u nis me ekipin për transfertën në Crotone, u përfshi në një aksident të rëndë me makinën e tij. Ish-portieri i verdhekuqve u transportua menjëherë në Poliklinikën Gemelli ku iu nënshtrua një operacioni urgjent. Tani ndodhet i shtruar në terapi intensive. Aksidenti ka ndodhur në një kryqëzim rrugësh (dinamika ende nuk është sqaruar). Makina e tij, një Smart, ishte shkatërruar plotësisht. Në një moment të parë drejtuesi verdhekuq u dërgua në Villa Stuart. Pastaj ndërlikimet, me gjakderdhje të brendshme, çuan në vendimin për të lëvizur në poliklinikën Gemelli, atje ku është akoma dhe ku do të qëndrojë për ditët e ardhshme.

De Sanctis në aksidentin automobilistik ka pësuar fraktura të shumta në brinjë dhe shpinë, për të cilat ishte e nevojshme një operacion në të cilën është dëmtuar shpretka dhe gjakderdhja post-traumatike u evakuua. Trajtimi postoperativ vazhdon rregullisht pa komplikime dhe De Sanctis është i vetëdijshëm. Situata është nën kontroll dhe do të monitorohet në 24 orët e ardhshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *