• |
ide | kryesore

Messi, Sergio Ramos, Alli e Lloris: The Sun zbulon formacionin e Pochettinos tek PSG

-Instant, Sport



Në një botë futbolli të detyruar të mendojë për një merkato me kosto të ulët, ekzistjnë klube, dy ose tre më së shumti, të cilët ende mund ti lejojnë vetes të ëndërrojnë. Një nga këto është Paris Saint Germain. Me ndryshimin e trajnerit, dhe ardhjen e Pochettinos, po mendohet tashmë për ekipin e vitit të ardhshëm dhe objektivat janë gjithçka tjetër vec modeste … Përveç ndjekjes së Messit (i cili ka vetëm Parisin ose City, si vende të mundshme për pas Barcelonës), po punohet për një marrëveshje me Sergio Ramos (gjithnjë e më shumë i gatshëm të mos rinovojë me Realin për shkak të politikës me ulje page të Florentinos) dhe gjithashtu është duke u menduar edhe për dy të preferuar të trajnerit të ri: portierin francez Lloris dhe mesfushori anglez Dele Alli, të dy nga Tottenham.

Il Sun ka hipotezuar formacionin titullar të PSG-së së ardhshme. Një ekip i denjë, në letër, për të hyrë direkt në mesin e formacioneve të destinuara për të shënuar historinë e këtij sporti. Në portë Lloris, një linjë me katër formuar nga Dagba, Sergio Ramos, Marquinhos dhe Bakker, një mesfushë me Verratti, Gueye dhe Dale Alli dhe një super sulm me Messi, Mbappé dhe Neymar. Do të jetë thjesht fantazi futbolli por, edhe si hipotezë, nuk është aspak keq…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *