• |
ide | kryesore

Meta mesazh nga Berati: Sfidat e këtij viti do t’i fitojmë me sukses, rrugë tjetër nuk kemi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka dërguar një mesazh të nga Berati ku ka vizituar kishën e Shën Spiridhonit me rastin e Ditës së Ujit të Bekuar. Ai uron që kjo ditë e shenjtë të bekojë përpjekjet për të përballuar së bashku të gjitha sfidat e vështira, me të cilat do ndeshemi këtë vit, pasi siç thotë ai rrugë tjetër nuk mund të ketë.

“Në Kishën e Shën Spiridhonit në Berat për të ndarë urimet më të përzemërta me të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë me rastin e Ditës së Ujit të Bekuar.
Ju bashkohem lutjeve të tyre për shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë për të afërmit dhe njerëzit e shtrenjtë, që u janë prekur nga pandemia COVID-19.
Kjo Ditë e Shenjtë le të bekojë përpjekjet tona për të përballuar së bashku të gjitha sfidat e vështira, me të cilat do ndeshemi këtë vit dhe që patjetër do t’i tejkalojmë me kurajë dhe do t’i fitojmë me sukses.
Rrugë tjetër nuk mund të ketë! ??”, shkruan Meta.



1 Comment

  1. O Muti i Kristaqit, Stalini, miu i qire ………… t’ju vije gjyna per koke shqopen e Cepanit, prandaj beni ndonje koment se e ndihmoni te mos vrase veten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *