• |
ide | kryesore

Moti i keq/ IGJEUM ngre alarmin për përmbytje: Deri më 11 janar priten reshje intensive

-Instant, Lajme, Të fundit



Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka paralajmëruar një mot të keq në javën në vijim dhe rrezik për përmbytje. IGJEUM-i njofton se priten prurje të rrezikshme në lumenjtë e vendit. Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave (6 -11 Janar 2021) priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM,  këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Sa i përket ditës së sotme dhe për nesër IGJEUM njofton se priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *