• |
ide | kryesore

Nënpresidenti Pence del kundër Trump: Zgjedhjet nuk përmbysen, i jam zotuar kushtetutës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nënpresidenti i SHBA Mike Pence hapi një sesion të përbashkët të Kongresit për të çertifikuar zyrtarisht fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden, duke mos pranuar kërkesën e Presidentit Donald Trump që ai të refuzojë në mënyrë të njëanshme votat elektorale.

Aleatët e zotit Trump në Kongres ndërmorën një përpjekje të fundit për të zhbërë humbjen e tij në zgjedhje, në një seancë që mund të zgjasë përtej mesnatës.

“Ne nuk do të dorëzohemi kurrë”, u tha Presidenti Trump mijëra mbështetësve të mbledhur pranë Shtëpisë së Bardhë në lëndinën e quajtur Elipsi.

“Ne kurrë nuk do të pranojmë. Kjo nuk mund të ndodhë. Nuk mund të pranosh humbjen kur është fjala për vjedhje,” tha ai.

Presidenti Trump ushtroi përsëri presion ndaj nënpresidentit Pence që të përpiqej të përmbyste rezultatin.

Ndërkohë, në një deklaratë të mërkurën, zoti Pence tha se ai ndan shqetësimet në lidhje me “integritetin” e zgjedhjeve, por ai nuk mund të pranojë ose refuzojë votat elektorale në mënyrë të njëanshme.

Kushtetuta nuk i jep nënpresidentit Pence kompetencën për të përmbysur në mënyrë të njëanshme rezultatet e zgjedhjeve, por ai është nën presionin e zotit Trump për ta bërë këtë.

“Është gjykimi im i peshuar se betimi që kam bërë për të mbështetur dhe mbrojtur Kushtetutën nuk më lejon të pretendoj autoritet të njëanshëm për të përcaktuar se cilat vota elektorale duhet të numërohen dhe cilat jo”, tha ai në deklaratë.

Ai tha se do të bënte detyrën e tij për të garantuar se shqetësimet në lidhje me zgjedhjet do të dëgjohen në mënyrë “të drejtë dhe të hapur”.

“Kur lindin mosmarrëveshje në lidhje me zgjedhjet presidenciale, sipas Ligjit Federal, janë përfaqësuesit e popullit që shqyrtojnë provat dhe zgjidhin mosmarrëveshjet përmes një procesi demokratik,” tha zoti Pence, i cili po kryeson një sesion të përbashkët të Kongresit për çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Hapi rutinë dhe përgjithësisht ceremonial që normalisht do të zyrtarizonte fitoren e demokratit Joe Biden, këtë radhë është kthyer në një provë të besnikërisë së republikanëve ndaj Presidentit Trump. Mbi 100 ligjvënës besnikë të presidentit po e sfidojnë procesin e çertifikimit.

Procesin e sfiduan të parët ligjvënësit e Arizonës, të cilët bënë që ndalej numërimi i votës.

Refuzimi i tyre u prit me brohoritje nga republikanët e tjerë dhe me një shprehje pakënaqësie nga ligjvënësit demokratë në sallë.

Sipas rregullores, çdo kundërshti mund të debatohet deri në dy orë; po ashtu duhet kohë që të numërohen votat në secilën Dhomë. Si rezultat, kjo ceremoni zakonisht e shkurtër, pritet të kthehet në një seancë të tejzgjatur.

Gjatë seancës së nisur në Senat për votat e Arizonës, udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch McOnnell tha se “Votuesit, gjykatat dhe shtetet e thanë fjalën e tyre. Të gjithë folën. Nëse ne e vëmë veten mbi to, kjo do ta dëmtonte republikën tonë përgjithmonë.” /VOA



3 Comments

  1. Ta mendosh holl holl. Prap perfundimi del se demokracia amerikane funksionon ne menyr perfekte. Se edhe pse para 4 viteve, populli zgjodhi nje idiot. Serisht demokracia e korigjoj gabimin. Dhe serish po ajo demokraci e lejoi idiotin te shprehte idotesit e tij. Demokracia e lejoi po dhe e eleminoj. Kjo eshte demokracia e vertet. Qe te lejon shume… Po dhe ta tregon vendin.

  2. Te gjithe rednecket nje turi kane. Ne US dalin e protestojne rezultatin me arme me vete, ne Shqiperi e msyjne kministrine me arkivol e me molotova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *