• |
ide | kryesore

Një tjetër mjek shkarkohet prej QSUT-së nga puna

-Instant, Lajme, Të fundit



QSUT shkarkon një tjetër mjek nga detyra. Doktor Genc Struga është pushuar nga puna me argumentin se nuk ka qenë prezent në vendin e punës. Vendimi nga QSUT me firmën e drejtorit Enkelejd Joti është marrë në 11 nëntor të vitit 2020, por publik është bërë në janar.

Mjeku Ilir Allkja që po ashtu u pushua nga puna në fund të vitit të kaluar, ka publikuar dokumentin e QSUT për largimin e kolegut të tij. Në vendim thuhet se Struga u shkarkua se nuk ishte prezent në punë, por Allkja shprehet se doktori ishte për një trajnim sipas rregullave të institucionit në Londër.

“Shkarkohet doktori në nëntor, bëhet me dije në janar. Pushohet me nje vendim të jashtëligjshëm Dr. Genc Struga , një ndër neulogjistët më të talentuar të Shqipërisë, i vetmi Fellowi European Stroke nga Shqiperia dhe member i Royal College of Physician, London! Gjithcka ka ndodhur ndersa doktori ishte per nje trajnim sipas rregullave të institucionit në Londër. Ju bëj thirrje gjithë kolegëve të reagojnë, nesër do të jetë vonë!

Ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve të zgjohen, janë ata që do ti paguajnë mijëra e mijëra euro si dëmshpërblim për mjekët e lincuar e shkarkuar pa ligj! Mjaft më me indiferencë , bindjet partiake duhet të zerohen përballë shkatërrimit të vendit! “Vrasja” profesionale e mjekëve nga qeveria e papërgjegjshme socialiste do ti kushtojë fort Shqipërise” shkruan Allkja.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *