• |
ide | kryesore

Pako të dyshimta pranë kongresit, Uashingtoni në shtetrrethim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati amerikan ndalën procesin e certifikimit të fitores së Joe Biden pas tensionimit të protestës së mbështetësve të Donald Trump në Uashington.

Pas protestës ata rrethuan Capitol Hill ku u përplasën me policinë. Një pjesë e protestuesve arriti të futej në brendësi të Kongresit. Zv.Presidenti Mike Pence u nxor me shpejtësi nga dhoma e Senatit.

Policia përdori gaz lotsjellës për të ndalur turmën. Seanca e kongresit u ndërpre dhe senatorët u evakuuan nga një tunel. Policia tha se gjeti pako të dyshimta në afërsi të kongresit.

Situata është e tensionuar. Protesta u inkurajua nga vetë Presidenti në detyrë Donald Trump që tha se nuk e njihte fitoren e Biden.

“Unë nuk e njoh fitoren, Biden është një president i paligjshëm” – tha Trump. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Amerika po tregohet shume e duruar me kete palaco. Po e lan pa denuar kete. Do dalin shume psikopat te tjer qe do duan ta imitojn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *