• |
ide | kryesore

Pas operacionit në tru, Dr.Dre optimist për rikthimin në shtëpi

-Instant, Paparazzi, Slider



Dr. Dre thotë se do të shkojë “së shpejti në shtëpi”, pasi ka marrë trajtim mjekësor në tru në një spital në Los Angeles.

Fituesi i gjashtë çmimeve Grammy tha në një postim në rrjetet sociale se ishte mirënjohës për urimet e miqve, familjes dhe fansave të tij.

“Unë jam duke e marrë veten dhe jam nën kujdesin e shkëlqyer të ekipit tim mjekësor”, tha ai. “Do dal nga spitali dhe do kthehem së shpejti në shtëpi. Faleminderit gjithë profesionistëve të mëdhenj mjekësorë në Cedars!”

Dre, emri i vërtetë i të cilit është Andre Young, shpërtheu në skenën muzikore si një anëtar bashkë-themelues i NWA, duke prodhuar albumin debutues të vitit 1988 të grupit, “Straight Outta Compton”. Dre themeloi Beats Electronics në 2008-ën me Jimmy Iovine dhe gjashtë vite më vonë, ata filluan një shërbim abonimi streaming, “Beats Music”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *