• |
ide | kryesore

“Pritje mbresëlënëse. Greqia armiku i tyre i përbashkët”, çfarë shkruajnë mediat greke për takimin Rama-Erdogan (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ashtu sikundër pritej mediat greke i kanë bërë jehonë vizitës së Ramës në Turqi. Në raportimet paraprake të disa prej mediave theksohej pritja pompoze që Presidenti i Turqisë i bëri Kryeministrit të Shqipërisë.

“Rama vizitë dy ditore në Turqi, takim me Erdogan dhe marrëveshje të nënshkruara”, raporton televizioni Skai.

Prestigjozja “Kathimerini” raporton shkurtimisht këtë takim, duke vënë theksin te kohëzgjatja dy ditore, si dhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve në fushën e shëndetësisë, arsimit, kulturës dhe infrastrukturës. Gazeta përmend hapjen e një dege në Shqipëri të Universitetit Politikenik të Stambollit.

“Takim i befasishëm Erdogan-Rama në Ankara: Mesazhe për “kombet vëllazërore” dhe armiqtë e përbashkët”, është ky titulli që ka zgjedhur portali Newsbomb.gr për të raportuar vizitën.

“Greqia është armiku i tyre i përbashkët”, raporton gazeta “El” në një artikull mbi këtë takim, ku sërish theksi vihet te pritja pompoze që Erdogan i bëri Ramës. “Turqi-Shqipëri: Marrëveshja e Bashkëpunimit Strategjik Nënshkruar nga Erdogan dhe Rama”, është titulli që i bën CNN grek kësaj vizite të parë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, jashtë shtetit për këtë vit.

Për gazetën “Ta Nea” gjatë takimit Rama-Erdogan në fokus ka qenë edhe cështja territoriale e ujërave greke.

Sipas televizionit “Ant1”, udhëheqësit e të dy vendeve do të diskutojnë edhe për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në Detin Jon. Në kronikën e televizionit “Open” përmendet gjithashtu edhe fakti se vizita vjen një ditë pasi ministri i Jashtëm grek, pati një bisedë telefonike me Edi Ramën.

©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *