• |
ide | kryesore

Roma në Crotone pa Dzekon, por me Fonsecën: negativ ndaj tamponit, do të jetë në pankinë

-Instant, Sport



Roma bëhet gati për transfertën e Crotones jo pa problem. Nëse lajmi i mirë është ai i rezultimit negativ ndaj Covid 19 të teknikut Paolo Fonseca, verdhekuqtë frikësohen jo pak nga rreziku për të zbritur në fushë pa Edin Dzeko, edhe pse golashënuesi është grumbulluar për transfertën. E ndërkohë Tiago Pinto vazhdon të jetë pozitiv me Covid-19.

General manageri i Romës i është nënshtruar dy tanmponeve duke rezultuar negative në të shpejtin dhe pozitiv ndaj molekulare. Menaxheri portugez, që punon në izolim në Kryeqytet, kishte rezultuar pozitiv në 22 dhjetor, kur gjendej në Portugali e ishte nën kontratë ende me Benfikën, por ishte bërë negative para se të fluturonte për në Itali.

Negativo ndaj testit, ndërkohë, Paulo Fonseca, që kishte takuar Pinton e që kishte mbetur në Romë si masë paraprake, në vend që të nisej me pjesën e skuadrës për Crotone. Tekniku është bashkuar me të tijtë mëngjesin e sotëm direkt në Kalabri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *