• |
ide | kryesore

Shikoni LIVE/ Mbështetësit e Trump rrethojnë Kongresin dhe përplasen me policinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbështetësit e Donald Trump janë mbledhur në një tubim masiv pasditen e sotme në Uashington. Ata janë të bindur në vjedhjen e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit të kaluar.

Pas fjalës që mbajti para tyre Presidenti në detyrë Donald Trump turma ka rrethuar Capitol Hill, ku Kongresi është mbledhur për të ratifikuar fitoren e Joe Biden.

Aty ka pasur një përplasje me policinë e cila ka bërë thirrje për shpërndarje të turmës. Policia e Uashingtonit evakuoi dy ndërtesa qeveritare pasi mbështetësit e Donald Trump u përpoqën të hynin në to. Pas këtyre ngjarjeve seanca në kongres është ndërprerë dhe senatorët janë evakuuar nga një tunel i fshehtë. 

Në fjalën e tij Trump tha nuk do të tërhiqet asnjëherë.

“Ne kurrë nuk do të dorëzohemi, kurrë nuk do të pranojmë humbjen. Ne do të kemi një president të paligjshëm, nuk mund ta lejojmë atë”, – tha Trump.

Ai kërkoi nga Kongresi ta përmbysë fitoren e Biden ndërsa republikanët i quajti “të dobët”. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=wLRNBYIdrMg



3 Comments

  1. Ja uli koken amerikes ky idiot skizofren.
    C jan keto budalliqe.. Nxjerr njerzit neper sheshe sikur vendosen gjerat me demostrata. Neser te nxjerr dhe Biden te tijet, dhe ta vendosin se kush fiton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *