• |
ide | kryesore

Video/ Juventus kthehet padron në San Siro: Milan humbet pathyeshmërinë në Serie A

-Instant, F1, Sport, Video



Herët ose vonë duhej të ndodhte dhe në fakt e gjitha ndodh në ditën më pa dhimbje të mundshme: AC Milan gjen përballë Juventus shijen e ashpër të humbjes pas 27 ndeshjeve radhazi pozitive në kampionat, por falë humbjes së Interit ruan vendin e parë në renditje. Me këtë rezultat bardhezinjtë kthehen në lojë për titullin dhe futen më katër të parave, në -7 por me ndeshjen kundër Napolit për t’u rikuperuar.

Me shumë mungesa Pioli ka vepruar si ka mundur: Gabbia, Bennacer, Tonali, Krunic, Saelemaekers, Rebic, Ibrahimovic. Juve nuk ka shkuar deri në limite, por Morata (që dihej prej disa ditësh), e ato të minutës së fundit të Alex Sandro e Cuadrado (Covid) i ngatërruan gjërat për vendosjen taktike të Pirlos. Pjesa e parë ishte mjaft zbavitëse, edhe pse kur ekipet shkonin në zonat kundërshtare, pothuajse gjithmonë arritën të bëhen të rrezikshëm. Dyzet e pesë minuta të ndara në mënyrë të barabartë në aspektin e shanseve reale, dhe që i çuan skuadrat drejt golit duke shpërblyer – në të dy rastet – fraksione dominuese të gjata. Ronaldo nuk ishte në gjendje të gjente zonën e rehatisë, i përplasur tek Kjaer, ndërsa Dybala u ndez me ndërprerje, por kur e bëri atë ishte një kënaqësi për sytë. Si në rastin e asist të mrekullueshëm me takë për Chiesa. Ishte në fakt ish-fiorentinasi që krijoi rreziqet më të mëdha për Djallin, duke filluar nga e djathta, por edhe nga qendra.

Në prapavijë Juve ishte shumë e shpërqendruar në disa dalje të pakujdesshme që i dhanë mundësinë e kundërsulmit Milanit. E kështu Leao përfitoi për të shërbyer Calabrian që shënoi një super gol. Sidoqoftë, do të ketë shumë diskutime mbi dinamikën që çoi në barazimin e kuqezinjve, me një ndërhyrje të Calhanoglu ndaj Rabiot, të cilin Irrati e konsideroi të rregullt, dhe Var gjithashtu.

Në pjesën e dytë, koeficienti i spektaklit ra shumë, me ekipet që tentuan të ishin të kujdeshëm. Ishte përsëri Chiesa që theu inercinë e ndeshjes me perlën e tij të dytë, një e majtë e ulët e pamundur për tu arritur nga Donnarumma. Pirlo zëvendësoi pikërisht Chiesa (i dëmtuar në aksionin e golit të dytë) dhe Dybala, me Kulusevski dhe McKennie. Praktikisht, lëvizjet fituese të Juventus. Pas gjysëm ore lojë në pjesën e dytë erdhi goditja që e dërgoi Djallin në Ferr: Kulusevski shërbeu për McKennie që shënoi lehtësisht golin e tretë. Vrapimi i pamposhtur mbaron, epërsia në renditje jo: fillon nga këtu, dhe nuk është pak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *